“Ti je dhe do mbetesh ma e madhja dashni e imja! Urime ditelindjen engjelli im!”

Këngëtarja e mirënjohur, Leonora Jakupi është njëra ndër këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar anë e mbanë. U bë një vit që nga publikimi i projektit të saj të fundit “Pa asnjë dyshim”, që tregon se këngëtarja nuk ishte edhe aq aktive në skenën muzikore. Por, edhe pse i mungoi skenës ajo për fansat e saj ndau fotografi të shumta nga jeta e saj e përditshme, shkruan rtv21.tv

Sot publikoi një fotografi të së ëmës me rastin e ditëlindjes së saj, e mbishkrimi i fotografisë është tejet emocionues.

“O Nënë , o drita e syve te mij, dielli qe ndriçon rrugen time! Te pafsha te lumtur e te buzeqeshur gjithmonë. Cdo fjale cdo falenderim eshte i vaket krahasu me sakrificen dhe mundin tend per neve… Ti je dhe do mbetesh ma e madhja dashni e imja! Urime ditelindjen engjelli im!”, është mbishkrimi i fotografisë i Leonorës.

Leonora asnjëherë nuk heziton ta shpreh dashurinë e madhe që ka për të ëmën./21Media

Loading...