Agron Biba

Surrat Qitapi më kujtoi se Dino e ka ditëlindjen. Kur kujtoj Dinon, gjithmonë e kujtoj atë natë të Enjte të vitit 1999. Në programin e BBC-së, si çdo të Enjte, do të shfaqej ‘Question Time’ dhe patjetër do të flitej për luftën në Kosovë. Kosova po kallej prushë nga shtatzanija shekullore e nanës Arbëri, e cila ishte në dhimbsat e lindjes së Dardanisë. Djali i madh i Riçard Dimbëllbi-t, Dejvidi, e nisi programin emblematik ku secilën mbrëmje të së Enjtes, diskutohen çështjet rrjedhëse të politikës vendase Britanike dhe ato Botërore. Programi televiziv Question Time, ka format interaktiv, ku publiku prezent në studio, ka të drejtë të pyesë drejtëpërsëdrejti panelin e ftuar që përbëhet nga ministra ish dhe aktual, deputet të njohur dhe njerëz të artit dhe të jetës publike Britanike. Një burrë shqiptar ishte bashkë me publikun vendas dhe priste për rradhën e tij. Kishte peshë të madhe mbi supe. Ashtu si Isë Boletini dikur në parlamentin e Britanisë, ky bir shqiptari kishte gjetur parlamentin televiziv të BBC-së, ku e parashtroi pyetjen për lirinë e Kosovës, me prezencë dhe kërkesë tebdil personale, Ja kush jemi, ja ku jemi dhe ja çka duam. Quhej Abedin Dino Bajraktari. Me paraqitjen e tij të fisme, për ato disa sekonda të rëndësisshme ishte ambasador i suksesshëm i popullit të vet. Dino punon si berber. Të jesh berber, do të thotë të jesh gjithmonë me njerëz, të dëgjosh dhe të flasësh, të imponosh mendim dhe të pranosh të të imponohet mendimi. Sigurisht që edhe juve, të dashur lexues, si dhe unë, kemi dëshire ta pyesim Dinon, Berberin Shqiptar në Londër, se kë ka takuar dhe cilit njeri të famshëm ja ka ‘tjek’/shkul veshin dhe kujt ja ka ngrit/pickuar hunden përpjetë? Fola me Dinon në fejsbuk, në surratqitap. U çmallëm cackëz, dhe vendosa ta shkruaj këtë shkrim, me të cilin dua t’ju drejtohem të gjithë berber’ve shqiptar, kudo që janë. LETËR E HAPUR DREJTUAR BERBERËVE SHQIPTAR Shumë të nderuar berber shqiptar ! Ju lutem vazhdoni punën tuaj të fisme me kultivimin dhe pëshpëritjen e vlerave kulturore dhe morale drejtuar veshëve të myshterive tuaj.Jeni të vetëdijshëm, por ta përsërisim publikisht. Juve nuk keni profesion të thjeshtë. Profesioni juaj është shumë shpesh si ai i Hoxhës, Priftit, Mësuesit ose Mjekut Psikoterapist. Ju lutem, bëni tentativat tuaja që njerëzve që qethni/hjekni flokët dhe njerëzve që rruani, t’ju jepni optimizëm dhe pozitivitet. Gjejeni mënyrën, ju përgjërohem dhe lavdëroni me të madhe njerëzit me moral të lartë dhe njerëzit puntorë duhet të kthejmë standardet shoqërore. Mësoni anegdota pozitive për sportistët e famshëm, artistët, shkencëtarët dhe mjekët që shpëtojnë fëmijë dhe mjekojnë njerëy të tjerë. E kuptoj që ballafaqoheni përditë me njerëz që kundërmojnë hudhra edhe kur nuk i kanë ngrënë ato, dhe ju imponojnë tema banale. Juve shmanguni këtyre maskarrenjve, injoroni cmirën e tyre dhe mos humbisni kohë në sharje dhe banalitete që vijnë nga jeta pa skrrupuj dhe imorale e politikës ditore. Ky shkrim i shkurtër është vetëm se bashkëbisedimi i parë kushtuar dhe i drejtuar berberëve shqiptar në Prishtinë, Sarandë, Shkup, Ulqinj, Tetovë, Shkodër, Podujevë, Tiranë, Gjakovë, Vithkuq, Theth, Dibër, Durrës, Strugë, Mitrovicë, Gostivar, Gjirokastër, në Arbnesh të Zarës ose në Piana degli Albanesi ne Siçili. Nëqoftëse e lexoni këtë letër por nuk jeni berber, ju lutem ta printoni dhe t’ja përçoni berberit tuaj, dhe t’i thoni që ky njeri (Agron Biba), ka shkruar nji bashkëbisedim publik me ju, berberët dhe do vazhdojë të bashkëbisedojë me ju, berberët shqiptar. Thuajuni se kam shumë respekt për berberët, dhe se mendoj që janë shumë të rëndësishëm në ndërtimin e një shoqërie te shëndetshme. Natyrisht, do të ishte e pandershme nqs gaboja dhe nuk i kujtoja parukieret. Prej sot e tutje, kur te shkruaj ose them BERBER, le te nënkuptohet edhe se kam thënë edhe PARUKIERE. Po, Ju dëgjova, keni të drejtë? Po, edhe kur do të përmendim PARUKIERET, do të nënkuptojmë se e mendojmë edhe për BERBERËT. PARADOSKI I BERBERIT Paradoski i berberit është nji trajtim i njohur në filozofinë matematikore. Nqs në një fshat ka vetëm një berber, ateherë ky berber i rruan vetëm ata bashkëfshatar që nuk rruhen vet, dhe NUK RRUAN asnji tjetër. Nqs ky është rregulli apsolut, kush e rruan berberin?!? Ky quhet Paradoksi i Berberit. Nëqoftëse keni ndonjë pyetje ose thjesht doni t’i shkruani berberit Shqiptar në Londër, Abedin Dino Bajraktarit, dërgoni pyetjet e juaja me titull…Për Dinon, në agronbiba@aol.co.uk.

Loading...