Opinione

Letër (e dytë) e hapur drejtuar Kryesive të Partive Shqiptare të Maqedonisë

biba

Pas letrës së parë të hapur  ( http://lajmpress.com/leter-e-hapur-drejtuar-parlamentareve-shqiptar-dhe-kryetareve-te-partive-shqiptare/ ), ndjej obligim për ta shkruar këtë letër të dytë.

Të nderuar  anëtar  të kryesisë dhe të nderuar kryetarë të Partive Shqiptare të Maqedonisë, pranoni përgëzimet dhe përkrahjen për nënshkrimin e  Deklaratës së 7 Janarit!

Vendimet  PRO për zhvillimin e këtyre takimeve  gjithëpartiake, të cilët kulmuan me një Deklaratë të përbashkët, padyshim se përhapën rreze optimizmi tek shumë shqiptarë, dhe dhuruan shembull dhe investim politik për ardhmërinë. Vendimet e Juaja PRO, treguan se shqiptarët dijnë dhe munden të ulen rreth nji tryeze, për qëllime madhore kombëtare dhe për këtë meritoni përgëzime të sinqerta.

Më lejoni të shpreh faleminderimet e hapura të drejtuara Kryeministrit Edi Rama dhe Presidentit Hashim Thaçi për ndihmesën e tyre.

Shpresoj që në ardhmëri edhe Partitë Shqiptare në Republikën e Shqipërisë dhe në Republikën e Kosovës do të ndjekin shembullin Tuaj, dhe se edhe Juve do të jeni të gatshëm të ndihmoni në momentet kur Partitë në Shqipëri dhe në Kosovë do të duhet të bashkërendojnë qëndrimet e tyre.

Natyrisht që lexova Deklaratën me vëmendje të veçantë dhe kam mendim  dhe koment për përmbajtjen e saj.

Meqenëse në fund të deklaratës jeni shprehur që do të krijohet Tryeza e Rrumbullakët  e Partive Parlamentare Shqiptare, do të frenohem nga komentet dhe kritikat  sepse mendoj që Deklarata duhet të trajtohen si një draft i parë, një strumbullar ku renditja e fjalëve do të përsoset edhe nga debati publik i cili më ka filluar.

Për këtë moment, nënshkrimi i Deklaratës është sukses në vehte sepse fokuson kërkesat tona.

Në fund, do t’Ju lutesha që të dëgjoni me dashamirësi komentet dhe kritikat që publiku intelektual tash më ka filluar në mjetet e komunikimit. Dëgjoni komentet me kujdes, sepse padyshim se janë në interes të përsosjes dhe sidomos përmbushjes së Deklaratës.

 

Duke Ju uruar punë të mbarë,

Sinqerisht i Juaji,

Agron Biba

 

To Top