Në fillim të theksoj se është nder i madh për mua që të jem nismëtar i kësaj letre të hapur që ka të bëje me zhvillimet fundit, me aktualitetin dhe që paraqet komunikim me ju.

I Nderuari Zeqirija

Ne jemi dëshmitar të zhvillimeve politike që nismën e kanë më herët. Në rrugët e zhvillimit politik jemi hasur në shumë moment të imponuara nga të tjerët, por edhe në ato moment kur goditjen e kemi mare nga të “ TANËT”. Skenës politike shqiptare iu ngjitën shumë fytyra e më shumë me pafytyra, populli mbeti stoik në qëndrimin dhe kërkesat që me të drejtë ju takojn. Disa u sillnin si të çmendur, e disa ushtronin të bëhen të tillë, gjithnjë në kurriz të popullit. Vallë populli na qenka instrumenti më i mirë që toleron që provat politike të bëhen në dëm të tij? Secili nga ne habitet me mënyrën e veprimit të partive politike, rolit të tyre në opozitë dhe në pozitë, thjeshtë duke kuptuar ndryshim rolesh. Burrëri të madhe, stil luani në opozitë dhe një stil tjetër duke qenë pjesë e pushtetit, ate të miut. Çdo herë e kemi kundërshtuar këtë politikë, këtë pafytyrë të politikanëve shqiptar, të komandantëve që pushteti i bëri “Nënë Tereza” karshi të tjerëve dhe Hitler për shqiptarët që nuk mendojnë si ata.

I Nderuar Zeqirija

Të përgëzoj për guximin dhe angazhimit e juaj në drejtim që rrugës politike ti jepet shpresë, se mund që gjërat të lëvizin në drejtimin e duhur, se shqiptarët nuk janë vetëm për të thënë “AMIN”. Që nga viti 2014 filluam të mendojmë se si do të duken politikanët në të ardhmen, arrogant siç i kemi edhe sot ose të përkulur dhe punëtor për popullin që e votoi. Hileqaria politike, neve si popull na bëri edhe më të fort, shtrëngatat dhe uraganët që na përcollën para dhe mbrapa nuk na bënë që të pajtohemi me secilin politikan që mundohet ta nënshtroje popullin me teori të ndryshme politike, me skenarë, me dhunë, vrasje dhe burgosje pa u bë gjyq. Në dy protestat që organizuat, vlerësuat sa e madhe është pakënaqësia dhe inati i popullit kundër gjithë atyre që padrejtësisht e goditën, kundër atyre që me metoda të ndryshme u munduan që ai vetëm të shërbej për mbushjen e kutive, të jetë një popull i nënshtruar. Populli në zgjedhjet parlamentare dëshmoi pjekuri politike, subjektit të juaj i dha krah. Besoj se edhe ju jeni të kënaqur me përkrahjen dhe numrin e deputetëve, edhe pse numri i votave të fituara janë për numër më të madh deputetësh. Kjo është treguesja më e mire se populli di të vlerësoje dhe hakmeret me gjithë ata që punojn me hile kundër tij. Retorikës së juaj populli i dha çmim që nuk duhet përbuzur. Andaj edhe ju duhet që të jeni krenar me këtë të arritur, me shpërblimin që e morët nga votuesit. Nënshtrim ndaj popullit nuk është i barabartë me përbuzjen, por me njerëzoren dhe moralin.

I Nderuar Zeqirija

Sot, është e mundur që të zbërthehen raportet tendosëse ndërmjet veprimeve të ndershme dhe hileqarëve. Ngjyrimet e shumta politike janë realiteti jonë. Disa janë të prirur për krijimin e grupeve dhunuese që aktivizohen sa herë që rrezikohet partia, disa të tjerë krijojnë grupe vjedhëse që me metoda të ndryshme mundohen të plaçkitin popullin. Juve ju mbetet që të vlerësoni se Lëvizja e juaj çfarë ngjyrimi duhet të marrë. Personalisht, duke përcjellë politikën gjithnjë nga anash, nuk ju fus në një thes me gjithë ata ngjyrime që i përmenda më lartë. Mirëpo, është koha që më tepër të merreni me pastrimet e rrethit të juaj.

 

I Nderuari Zeqirija

Tek populli u krijua një bindje se Besa duhet përkrahur, por, sot ai mendim është zbehur për shkak të tensioneve brenda Besës së juaj. Një numër i madh nuk e di se çfarë po ndodhë. Fjala që populli e përsërit: bëhu njeri që I mbahesh besës por besë mos ze secilit, më tepër juve ju ka goditur. Në këtë pjesë do ju kisha thënë se nuk keni qenë syhapur, në politikë gjithçka është e mundur dhe e pritshme. Harruat se jetoni në Ballkan dhe se këtu politika funksionon ndryshe, demokracia është tjetër nga ajo çka e mësojmë dhe e dëgjojmë. Se këtu politikani është ujk për  tjetrin, qëllimi i secilit është si të arrihet deri te pasuria. Është koha e ndryshimeve edhe tek ju, koha e pastrimeve dhe largimeve të hileqarëve që sillen me stilin e vjetër, me stilin ballkanit të të kuptuarit të politikës. Më fund të fundit, nuk e di çfarë do na sjellë e nesërmja, si do qëndrojnë punët brenda jush, mirëpo ajo që më pëlqen tek ju është se ju dhatë leksione politike edhe partizanëve titist, leninist.

Me respekt, Agim Jakupi

 

Loading...