Letra ekskluzive e Murat Jasharit: Ja pse duhet të vriten Ali Ahmeti, Menduh Thaçi, e Musa Xhaferi

Murat Jashari, i cili është vëllai i dëshmorit të kombit, Ismet Jasharit, ish komandant “Kumanova”, është duke qëndruar ende në burg pas plagosjes së avokatit, Azem Vllasi.

Murat Jashari, i cili ka pranuar që ka tentuar ta vrasë Vllasin, është pjesëtar i organizatës, “Syri i popullit”, organizatë e cila sipas fjalëve të Jasharit është themeluar për vrasjen e tradhtarëve të kombit, në mënyrë që populli të mos vuajë më siç ka vuajtur që nga viti 1991.

Përmes disa letrave të dërguara në redaksinë tonë, e të cilat i posedojmë, Murat Jashari ka zbuluar arsyet se pse është vendosur që të ekzekutohen disa krerë të shtetit dhe vendin se ku duhet të ekzekutohen, duke filluar që nga presidenti Hashim Thaçi të cilin Jashari e quan Esat Pashë Toptani 2.

“Duke e parë se me Esat pashë Toptanin 2 dhe do, Kosova nuk mundet të shkojë me Bashkësinë Evropianne dhe aspak Liberalizim të vizave; Shtabi qendror i Lëvizjes “Syri i popullit” ka marrë vendim: Esat Pashë Topatani 2, Xhavit Halitit, Kadri Veseli dhe Azem Syla, të varen te oborri i Shtëpisë Muze të Lidhjes së Prizrenit””, thuhet në letrën e dërguar nga Jashari.

Ndërsa në Maqedoni, nga liderët shqiptarë, sipas asaj që ka shkruar Jashari, duhet të vriten Ali Ahmeti, Menduh Thaçi, e Musa Xhaferi.

“Ali Ahmeti nuk ka koçe dhe të zgjidhë problemin e pazgjidhur të shqiptarëve në Maqedoni. Nuk e ka realizuar Komunikatën Nr. 6 të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK kombëtarë! Për katër vjet nuk mundi të implementojë me gjithë dhe formimiet, Marrëveshjen e Ohrit. Është korruptuar deri në fyt. I japim kohë deri më 30.07.2017 (2) të Reflektojë! Menduh Thaçi për gjithë atë mashtrim që i aka bërë popullit shqiptar, është pasuruar ai dhe do të tyre. Për popull shqiptar asgjë s’ka realizuar! Të varet te Shtatorja e GJ. K Skënderbe në Shkup. Musa Xhaferi, ka keqpërdorë mjetet e Fondit të shenjtë të UÇK kombëtare, “Liria Kombëtare”. Ka pasuruar shqiptar me pare. Si kryetar i egzekutimit të Marrëveshjes së Ohrit, nuk e ka bërë! I pa moralshëm! Të varet te Shtatorja e Isa Boletinit në Shkup! Të gjithë ata që e kanë marrur votën e popullit liridashës shqiptar (Maqedoni) prej vitit 1991 (jo femrat), të pushteteve lokale dhe qendrore, deri më vitin 2016 që janë pasurar dhe nuk janë përpjekur të avancojnë të drejtat kombëtare të shqiptarëve, të vriten”, thuhet në letër.

thuhet në letër.

Image

Letrat e Murat Jasharit të dërguara në redaksinë e gazetës “Bota sot”

Kurse në Kosovë Lindore, duhet të vriten Riza Halimi dhe Ridvan Qazimi.

“Riza Halimi dhe Ridvan Qazimi (Leshi), gjatë bisedimeve (Këshilli) për Marrëveshen e Konçulit, natën- gjithmonë kanë ndejtë me anëtarët e Këshillit serb çetnikë Millosheviq. Për tradhëti kombëtare dhe luftës çlirimtare, një Luftëtar lirie, me qen e gjak shqiptari egzekutuan për vdekje e heshtin! Riza Halimi asnjë të mirë si “pashanik” në Parlamentin pushtues serb, nuk ja ka sjellë asaj popullatë të asaj hapësire shqiptare, vetëm që është pasuruar. Të vritet”, ka shkruar në letrën e tij Jashari.

Kurse në Shqipëri, sipas asaj që ka shkruar Jashari duhet të vriten Sali Berisha, Ilir Meta, Kryeprokurorët, Kryegjyqtarët që nga viti 1992.

Loading...