LËVIZJA BESA: Ekstremistët dhe Bilall Kasami po e dhunojnë Lëvizjen

Sot selia qendrore e Lëvizjes BESA në Shkup, që ishte nën mbrojtje të një kompanie të sigurimit, është sulmuar nga persona të armatosur, është thyer brava dhe hapësira e saj është marrë me dhunë, kanë thënë nga Lëvizja BESA.
Sipas tyre dyshohet se personat që e kanë bërë këtë janë disa ekstremistë të dhunshëm të Çairit dhe të fshatit Llërcë të Tetovës, ndërsa i shoqëruar nga këta njerëz, ka ardhur edhe, tashmë kryetari i shkarkuar, Bilall Kasami.
“Sidoqoftë, në emër të anëtarësisë së Lëvizjes BESA, shumicës së Këshillit Qendror, Kryesisë Qendrore dhe shumicës absolute të strukturave të Besës, ne e dënojmë këtë akt të dhunshëm dhe presim që organet e rendit ta zbardhin këtë rast dhe ushtruesit e këtij akti vandal të përgjigjen para drejtësisë.
Me këtë rast edhe një herë pohojmë se kjo nuk ka qenë gjuha që e kemi instaluar ne, këto nuk janë as vlerat që ne i kemi promovuar dhe kjo është në kundërshtim me gjithçka që ne e kemi ideuar në Lëvizjen BESA. Neve na vjen keq që Bilall Kasami në bashkëpunim me klane ekstremiste të Çairit po i uzurpon dhunshëm jo vetëm zyrat e Besës, por edhe i nëpërkëmb vlerat që në skenën politike i ka sjellë Lëvizja BESA”, thuhet në reagimin e Lëvizjes BESA e nënshkruar nga Dr. Nexhbedin Kahremani Ushtrues Detyre Kryetar i Lëvizjes BESA.

Loading...