Deputeti i Lëvizjes Besa, Fadil Zendeli kërkoi në amendament të futen edhe bashkësitë tjera etnike jashtë Maqedonisë, gjegjësisht të ketë tekst të shkruar ku garantohen jo vetëm të drejtat e maqedonasve.

“Mendoj se ky trajtim nuk jep barazi të plotë. Thuhet se shteti po kujdeset për qytetarët maqedonas që jetojnë jashtë. Mendoj se duhet të numërohen të gjithë bashkësitë në mënyrë taksative ashtu siç është në Preambulën e Kushtetutës. Askund nuk është caktuar se ka bashkësi të tjera, por ata quhen si shtetas. Duhet në mënyrë të qartë t’i themi gjërat. Nuk duhet të thuhet se këto çështje, Kushtetuta i ka zgjedhur më parë. Kujdesi duhet të jetë për të gjithë qytetarët që jetojnë jashtë”, tha Zendeli përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në kërkesën e Zendeli reagoi edhe zëvendës-ministri i Punëve të Jashtme, Andrej Zhernovski, i cili tha se ky nuk është versioni përfundimtar i tekstit duke thënë se amendamenti do të ndërtohet pas debatit publik. Të njëjtën e kërkoi edhe Syrija Rashidi nga Aleanca për Shqiptarët./Telegrafi/

Loading...