ërveç sistemimit të 958 administratorëve, të avancohen në hierarki edhe të punësuarit që mbi pesë vite kanë statusin e “bashkëpunëtorëve të rinj” në Administratën Shtetërore, transmeton Medial.mk.

Në kuadër të paralajmërimeve se përfundimisht do përfundon golgota e 958 të punësuarve në Administratën Publike që me vite të tëra po lihen në shtëpi duke mos ju mundësuar punësimi aktive në institucionet shtetërore, Lëvizja Besa kërkon prej Ministrisë të Informatikës dhe Administratës Publike së bashku me sekretariatin për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit që urgjentisht, të ngrejë nivelin e përfaqësimit vertikal të shqiptarëve në institucionet shtetërore duke ju mundësuar atyre që kanë qenë të punësuar aktive dhe kanë përvojë pune mbi 5 vjet.

Statusi i tyre nga bashkëpunëtor i ri të kalojë në nivele më të larta duke mundësuar kështu që këta 958 të punësuar të plotësojnë sadopak përfaqësimin e drejtë dhe adekuat në nivel horizontal por edhe duke avancuar të punësuarit aktivë me ç ‘rast do ishte përmirësuar edhe përfaqësimi në hierarkitë e ndryshme të Administratës Publike.

Lëvizja Besa, do mbështesë çdo reformë dhe avancim që ndodh në të mirë të shqiptarëve dhe shoqërisë por në të njëjtën kohë do jemi korrigjues si dhe do ngremë zërin për çdo tentim që bëhet për të kamufluar situata të caktuara dhe të përfitohen poena politik për punë që është dashur të mbyllen me vite të tëra por që janë mbajtur peng pikërisht për t’i shfrytëzuar të njëjtat për përfitime të poenave politike.

Loading...