LFK Likovë mbajti Kuvendin e rregullt vjetor

Lidhja futbollistike e komunës së Likovës para disa ditësh ka mbajtur Kuvendin e rregullt vjetor. Në të kanë marrë pjesë shumica e kuvendarëve, ndërsa mysafir i pranishëm ka qenë nënkryetari i Federatës së futbollit të Maqedonisë (FFM), Muhamet Sejdini.

Salim Abdyli, anëtar në KD të FFM-së dhe Muhamet Sejdini, nënkryetar i FFM-së (djathtas)

 

Në prani të kryetarit të LFK të Likovës, Aki Shukriu, me kuvendin ka udhëhequr nënkryetari Abdulla Sakipi.
Në kuvend janë miratuar disa pika me të cilave raporti i punës së deritanishme në LFK – Likovë, miratimi i raportit financiar, miratimi i rregullores për punën ne kuvend.

Fjalë rasti pati edhe nënkryetari i FFM-së, Muhamet Sejdini,  i cili premtoi se ai dhe Federata e futbollit e Maqedonisë është në shërbim të Lidhjes futbollistike të Likovës dhe se do të japin kontributin e tyre në zgjidhjen e disa problemeve që tangon futbollin në këtë komunë./lajm

Pamje nga Kuvendi i LFK në Likovë

Loading...