Rajon-Botë

Libër me domethënie të veçantë për një ngjarje të shënuar!…

19398082_1913643311996174_197649809_n

Vizita e presidentit patjetër se ka vendin e vet në kujtesën e etnisë së atyre trevave shqiptare, dhe për njerëzit, ajo tashmë ka kaluar, por libri mbetet pëgjithmonshëm si një monument shkrimor dedikuar kësaj ngjarjeje të shënuar për Luginën e Preshevës, pra për atë pjesë të etnisë shqiptare!..

Nga Naim Kelmendi, Prishtinë
Libri i publicistit dhe gazetarit të mirënjohur Dashnim Hebibi nga Lugina e Preshevës, që jeton dhe vepron në Zvicër: ”Lugina e Preshevës, pjesë e unit kombëtar” është libër i veçantë, jo vetëm për karakterin e tij publicistik, por edhe për përmbajtjen e tij. Ky libër i dedikohet vizitës së presidentit të Shqipërisë z.Bujar Nishani në Luginën e Preshevës, e që presidenti, e vizitoi këtë pjesë të etnisë shqiptare, më 7 Mars 2017, e që ishte e para vizitë e një presidenti shqiptar në këtë trevë të etnisë sonë shqiptare, por që historikisht e ndarë nga gjeografia e Shqipërisë, e që padrejtësisht duke qenë nën juridiksionin e një shteti tjetër… Ka mjaftuar kjo ngjarje e vizitës historike të presidentit të Shqipërisë, që autorit Dashnim Hebibit t’i shkëndijojë ideja për ta shkruar këtë libër e për ta shënuar këtë vizitë të quajtur edhe historike, ngaqë edhe e tillë ishte, dhe kështu për të mbetur në faqet e një libri si monument shkrimor.

19398082_1913643311996174_197649809_n

 

 

 

 

 

 

Libri i gazetarit dhe publicistit të mirënjohur Dashnim Hebibit, me titullin mjaft sinjifikativ: ”Lugina e Preshevës, pjesë e unit kombëtar”, duke e nxjerrë këtë nga konteksti i thënies së presidentit Nishani dedikuar kësaj etnie dhe këtij trolli shqiptar, ngërthen në vete tërë dinamikën e kësaj ngjarjeje të vizitës së presidentit për tërë kohën sa qëndroi në Luginën e Preshevës gjatë vizitës së tij,e shënuar kjo përmes fotoalbumit, por autori mbase e pasuroi dhe njëherit edhe e thadroi lënden e librit rreth temës bosht: pra rreth kësaj vizite historike të presidentit, bërë kësaj etnie shqiptare. Kështu flasin dhe shprehen mjaft personalitete të fushave të ndryshme të jetës, sikur janë: politikanë, veprimtarë, gazetarë, publicistë, shkrimtarë, bisnesmenë e mjaftë personalitete të njohura, jo vetëm nga Lugina e Preshevës, por gjithandej gjeografisë së etnisë shqiptare, kudo qofshin, në diasporë apo jashtë saj, për dhe rreth kësaj vizite të presidentit, duke sjellë mjaft përshtypje dhe pikëpamje të tyre për ngjarjen, dhe që kështu librin e bëjnë sa më interesant dhe të shquar për nga lënda e tij, kështu që lirisht mund të themi se, meqë vizita e presidentit patjetër se ka vendin e vet në kujtesën e etnisë së atyre trevave shqiptare, dhe për njerëzit, ajo tashmë ka kaluar, por libri mbetet pëgjithmonshëm si një monument shkrimor dedikuar kësaj ngjarjeje të shënuar për Luginën e Preshevës, pra për atë pjesë të etnisë shqiptare!…Librin e botoi Shtëpia Botuese “Rugova Art, në Prishtinë,2017.

19244448_1913643308662841_150528384_n

Sa për rikujtim, ky vlerësim rreth librit të Dashnim Hebibit, u lexua në Presidencë në Tiranë, para Presidentit të Shqipërisë, Shkëlqesia e Tij, z.Bujar Nishani, kabinetit të tij dhe musafirëve nga Lugina e Preshevës, me rastin e ftesës së Presidentit, që të bashkëbisedojnë këta veprimtarë të asaj treve me presidentin. Ishte një takim vërtet i paharruar dhe u mirëprit shumë mirë edhe nga presidenti dhe nga të gjithë të pranishmit ky libër, i cili ishte përgaditur për tre muaj nga ajo ditë historike që presidenti shqiptarë ia kishte bërë vizitë Luginës së Preshevës. Pra, libri iu dhurua presidentit me këtë rast dhe u falënderua autori Dashnim Hebibi, si dhe të gjithë ata që kanë bërë të mundur, që ky libër të botohet.

To Top