“Mein Kampf”  libri i diktatorit gjerman, Adolf Hitler është rikthyer në libraritë gjermane, pas 70 vitesh. Sipas institutit të Historisë Bashkëkohore në Mynih, ky libër do të shkatërrojë përgjithmonë mitin që rrethon portretin hitlerian.

Ai, është duke u shitur me një çmim për 59 euro, ndërsa në dispozicion janë vetëm 4 mijë kopje.

Landit të Bavarisë iu dorëzuan të drejtat e autorit të librit vetëm pas Luftës së Dytë Botërore, edhe pse për 70 vjet rresht autoritetet e landit kishin mohuar autorizimin për botimin e librit, që nën regjimin nazist ishte kthyer në një best seller.

Loading...