Kulturë

Libri “Mashtrimi i Madh” edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

libri

Iris, ekonomiste me origjinë shqiptare që jeton dhe punon në SHBA, e cila ka pasur mundësinë ta lexojë në dorëshkrim versionin anglisht të librit « Mashtrimi i Madh » (« Blood Libel » – Shpifje gjaku) dhe që dha sugjerimet e veta ende pa u botuar, dorëzoi nga një ekzemplarë të librit në dy shkolla prestigjioze amerikane.

Një kopje e librit “Blood Libel” tani ndodhet edhe në Bibliotekën e « Harvard Kennedy School of Government » në Cambridge të Massachusetts dhe në Departamentin e shkencave politike të « Massachusetts Institute of Technology ».

Falë përkushtimit të Irisit studentëve të interesuar për ngjarjet në Ballkan u ofrohet një qasje shkencore me argumente të pakontestueshme për gjenocidin serb në Kosovë dhe legjitimitetin e ndërhyrjes ushtarake të NATO-s për të ndërprerë këtë  gjenocidi.

 

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Time limit is exhausted. Please reload CAPTCHA.

To Top