Libri, tabu për autoritetet, Shkupi me leximore pa libra

Në qytetin e Shkupit, por edhe në qytetet tjera shqiptare të Republikës së Maqedonisë është evidente mungesa e leximoreve, bibliotekave dhe librarive në të cilat dashamirët e librit do të gjenin “streh” për të lexuar një vepër, shkruan Zhurnal. Edhe pse në Shkup ka disa leximore por ato janë të varfëra për sa i përket numrit të librave që kanë, ose janë të pijsura me libra dhe botime shumë të vjetra.

Në Shkup, lexuesi shqiptar ka vetëm librarin e Çarshisë së Shkupit e cila ju jep mundësin botuesve dhe autorëve për të promovuar librin, dashamirëve të librit për të lexuar dhe shijuar atë etj., por mungon një angazhim institicional i cili do ta gjallëronte këtë segmet shumë të rëndësishëm për ata që e duan librin dhe fjalën e shkruar.

Kështu që një grup i intelektualeve femra që jetojnë e veprojnë në qytetin e Shkupit, pikërishtë në Librarin e Çarshisë së Shkupit kanë gjetur “strehë” për të kultivuar kulturën e leximit. Ato çdo muaj tubohen aty për të analizuar një libër, vepër e ndonjë autori aktual e që trajton fenomene devijante në shoqëri.

“Po në pamundësi për të gjetur vend tjetër edhe pse në Shkup por edhe në qytetet tjera shqiptare vendet e këtilla mungojnë, ne si një grup i femrave intelektuale që jetojmë e veprojmë në Shkup për çdo muaj analizojmë nga një libër, vepër e cila trajton dukuri të ndryshme devijanete në shoqëri dhe me këtë duam që të njëjtën ta përcjellim edhe në jetën e përditëshme. Por jo vetëm, ne analizojmë edhe vepra tjera sociale, kluturore e artistike. Pra qëllimi është që mos të humbet kultura e të lëxuarit dhe këtë duam që ta kultivojmë midis shoqërisë sonë të konbinuar atë me program zbavitës-edukativ”, thonë për Zhurnal, nga ky Klub i Librit.

Regjisori i njohur shqiptarë, Sulejman Rushiti, një dashamirë i madh i librit, mungesën e leximoreve nëpër qytetet shqiptare e arsyeton me neglizhencën institucionale dhe paaftësin e autoriteteve.

“Autoritetet janë abalfabetë funskional. Kanë të tjera prioritete. Leximi është humbje kohe për ta. Dhe duhet pranuar se viteve të fundit i është bërë bje antireklamë e madhe leximit sepse në jetë çajnë përpara ata që nuk lexojnë ndërsa ata që lexojnë konsiderohen sir të mangët”, theksoi për Zhurnal, Sulejman Rushiti, regjisor.

Azam Dauti, nga Shtëpia Botuese “Shkupi”, thekson se aktualisht hapja e leximoreve në Shkup, do të ishin të nevojshme për një shtresë të lexuesv e të pasionuar që janë shumë të paktë, por shumë të përpiktë në leximin e librit.

“Besoj që një leximore e rregulluar mirë në qytet, do të ishte një nxitje për ta ngitur lexueshmërinë tek ne. Pavarësisht, nga ajo,që unë e them në shaka “t’i gjejmë lexuesit, pastaj e bëjmë leximoren”, kjo nuk është e saktë. Vetë fakti, që leximoret e bibliotekës universitare dhe asaj të qytetit janë përplot me studentë shqiptarë këtu në Shkup, flet qartë, që edhe një Leximore e veprave letrare, ndryshe nga ato profesionale, do të ishin të frekuentuara nga lexuesit tanë. Aqmë shumë, që me hapjen edhe tëUniveristetit “Nëna Terezë”, në Shkup, po vërehet dukshëm ngritja akademike e shqiptarëve të Shkupit. Unë jam shumë optimist, që nga tetori i këtij viti, kur të hapen edhe drejtimet atraktive në këtëuniveristet, do të kemi një ambient edhemë të favorshëm të kërkuesve të dijes, arsimit dhe kulturësnë Shkup”, theksoi për Zhurnal, Azam Dauti, botues.

E, kjo shprehet ai mëtej, nënkupton edhe ngritjen e përgjithshme kulturore të shqiptarëve në Shkup, në të gjitha aspektet e jetës shoqëroro-politike, e ndërtëtjerash edhe kërkesën e tyre biologjike për të shijuar vlerat letrare përmes leximit të veprave të autorëve shqiptarë dhebotëror.

“Në kuadër të kësaj, shpresoj që do të fillojnë të hapen edheLeximoret, ku do të kemi literaturë kombëtare dhebotërore. Krahas kësaj, shpresoj që edhe libraritë që tash po mbyllen, do të rihapen vetë ata, apo do të rihapen të tjera, sepse ambienti akademik në Shkup e ka filluar ringjallejn e vet, ngjashëm sikur viteve 70-ta. Në atë kohë, në Shkup edhe pse ekzistonte vetëm një gjimnaz në shqip, një akademi pedagogjike, një katedër nëgjuhën shqipe, një gazetë me disa revista nëgjuhën shqipe, një teatër, një shoqatë kulturoror-artistik e etj., fryma e entuziazmit për dije, lexim dhekulturë kishte një taban të fuqishëm kombëtar, që gjithçka sillej pështellej rreth Shkupit. Unë kam bindjen e thellë, që ky ambient, në një kohë shumë më të favorshme, po e krijon Shkupin si qendër e kulturës dhe arsimit shqiptar në Maqedoni, e kjo detyrimisht do të prodhoje edhe nevojën e krijimit të Leximoreve, që do të jenë nxitje e përgjithshme jo vetëm në avancimin e vlerave letrare, por edhe të kulturës nëpërgjithësi këtu në Shkup”, potencoi Azam Dauti, botues.

Por, profesori Urim Sali thotë se libri dhe lexuesi janë bërë të largët me njëri-tjetrin. Kemi bibliotekat e qyteteve që është turp për mënyrën se si ato frekuentohen nga lexuesit.

“Akoma më dëshpëruese është se në shumë prej bibliotekave të qytetit nuk ka leximore , ka hapësira të vogla dhe shumë prej titujve flaken në vende tjera ,larg rafteve me mundësinë që ato të zhduken. Leximoret e bibliotekave nëpër universitete mbushen vetëm në kohën e provimeve për të përgatitur ato.Më shumë ata lexojnë materiale që lidhen me provimet se sa ndonjë roman, novelë apo ngjajshëm”, thotë për Zhurnal, Urim Saliu, profesor.

Sipas tij, në shumë prej bibliotekave të qytetit jo vetëm që nuk ekzistojnë fare leximoret por  edhe numri i të regjistruarve është shumë i vogël.

“Duket se të rinjtë por edhe të tjerët pa përjashtim janë zhytur në një realitet fiktiv përmes serialeve televizive që po na shkatërrojnë dhe shumë prej të rinjve më shumë kohën e kalojnë nëpër rrjetet sociale. Edhe nëpër shkolla janë lektyrat e detyrueshme , por edhe ato nuk lexohen nga shumica. Me një fjalë ne kemi një krizë të skajshme në këtë drejtim.është për tu habitur se në raport me gjeneratat e mëhershme kemi një ndryshim për keq. Ata lexonin shumë më tepër, ishin të pasionuar pas librave shumë prej të cilëve edhe ishin të ndaluar ti mbajnë apo ti lexojnë por gjenin mënyra”, nënvizoi Saliu.

Me keqardhje, shprehet ai mëtej, e them se në shtëpitë tona “moderne” çdo gjë mund të gjesh por biblioteka personale jo.

“Kjo është për të ardhur keq dhe duhet gjetur mënyra se si ti orientojmë të rinjtë sidomos që ti kthehen leximit dhe këtu rol duhet të luajnë edhe institucionet përkatëse për të ndryshuar këtë realitet”, potencoi Saliu.

 

Loading...