Liderët e 20 shteteve më të fuqishme në botë, të mbledhur në Turqi për takimin e G20, janë pajtuar që të rrisin masat e sigurisë gjatë kontrolleve kufitare dhe aeroporte pas sulmeve terroriste në Paris mbrëmjen e së premtes, sipas një draft deklarate në të cilën ka bazohet agjencia e lajmeve “Reuters”.

Grupi G20 që po zhvillon një samit dyditor në Turqi, sulmet terroriste në Paris i ka konsideruar si të “neveritshme”, duke thënë se grupi i shteteve mbetet i bashkuar në luftën kundër terrorizmit.

Dokumenti i plotë i marrëveshjes pritet të bëhet publik më vonë gjatë ditës.

Loading...