Partia opozitare greke Demokracia e Re nuk beson se Greqia dhe Maqedonia do të arrijnë marrëveshje për kontesin bilateral për emrin. Qëndrimin e kësaj partie e ka përcjellur sot nënkryeatri i saj, Adonis Georgiadis, në një intervistë për TV Skaj, duke u shprehur se lideri i Grekëve të Pavarur, Panos Kamenos, thotë se nuk do të votoj sepse, siç shprehet ai, e di se nuk do të ketë marrëveshje me Shkupin.

ADONIS GEORGIADIS, NËNKRYETAR I DEMOKRACISË SË RE

“Unë jam nga ata politikan që akoma në fillim kam theksuar mendimin tim se nuk do të ekzistoj asnjë marrëveshje me Shkupin dhe humbin shumë kohë duke e luajtur rolin e Ciprasit. E, gjitha qëndrimet e Kamenosit se nuk do të votoj, janë me siguri, sepse e di se nuk do të vij asnjë marrëveshje. Pse nuk mund të vijë marrëveshje? Sepse marrëveshje që nuk do të jetë erga omnes, për të gjithë, nuk mund të kaloj në Kuvendin grek”.

Ai duke komentuar deklaratat e fundit të kryeministrit, Zoran Zaev, rreth çështjes erga omnes, tha se ato qëndrime janë identike me ato të Gruevskit dhe për këtë në 2008 Karamanli vendosi veto në Bukuresht. Ai po ashtu, ka pyetur shefin e diplomacisë greke se çfarë thotë për këto deklarata dhe nëse Greqia bisedon për zgjidhje që nuk do të jetë për përdorim të përgjithshëm.

ADONIS GEORGIADIS, NËNKRYETAR I DEMOKRACISË SË RE

“Ndoshta zotri Cipras për shkak të detyrimeve të tija drejt faktorëve të ndryshëm të huaj ka biseduar për emër që nuk do të jetë për përdorim të përgjithshëm? Nuk dua të besoj se është ashtu, sepse do të ishte katastrofë nacionale”.

Nga ana tjetër, e përditshmja greke Katimerini, në një analizë për zhvillimet e fundit rreth negociatave mes Maqedonisë dhe Greqisë për emrin, shkruan se palët kanë arritur marrëveshje pothuajse për të gjitha çështjet rajonale, ndërsa mbeten të hapura temat qendrore, siç është çështja erga omnes dhe rishikimi i Kushtetutës. Sipas këtij mediumi, me tre takimet e fundit në Shkup, Vjenë dhe Ohër, është tejkaluar afati kohor fillestar që parashikonte përmbylljen e bisedimeve në fund të muajit mars. Teuta Buçi /SHENJA/

Loading...