Shtatë ditë janë të gjata në politikë, por shtatë muajt e fundit kanë qenë kataklizmike.
Fotografia e mëposhtme është bërë më 25 prill, janë pesë liderë botërorë ku u takuan për të diskutuar rreth çështjeve ndërkombëtare për vendet e tyre, por vetëm një prej tyre po e vazhdon.

Që atëherë, një revoltë dramatike ka shkatërruar rendin e vjetër që mblidhte në Hanover të Gjermanisë, bisedimet me rastin e hapjes së panairit.

David Cameron ishte i pari që dha dorëheqje si kryeministër në muajin Qershor, ditën pasi ai ishte shpartalluar nga elektorati në zgjedhjet BREXIT.

Muajin e ardhshëm, Barack Obama do të largohet nga Shtëpia e Bardhë, por shpresat që pasardhësja e tij të jetë Hillary Clinton, mjerisht për të do ta zë vendin kundërshtari i tyre Donald Trump.

Javën e kaluar, Francois Hollande u bë presidenti i parë francez në histori që deklaroi se nuk do të kërkojë një mandat të dytë në detyrën si president.

Ndërkaq kryeministri italian Matteo Renzi dje la pas një humbje dërrmuese në referendum mbi reformën kushtetuese.

Thuhet se ishte ushqyer nga lëvizja ‘anti-establishment’ përreth trajtimit të çështjes së emigrantëve dhe situatave të vështira ekonomike në vend.

Por, në pozitë është ende duke qëndruar dikush, ajo është një grua. Ajo është kancelaria gjermane Angela Merkel, edhe pse po përballet me një sfidë të vështirë për ta mbajtur pozitën e saj në zgjedhjet e ardhshme në shtator dhe tetor.

Loading...