Për Lidhjen Demokratike të Maqedonisë (LDM) anulimi i realizimit të euroobligacionit është një sinjal nga kreditorët e mundshëm, që pa marrë parasysh përfitimin e tyre, ata vendosën të dëgjojnë zërin e popullit dhe reagimin e mediave, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Kjo parti vendimin për anulimin e euroobligacionit e konsideron si një vërejtje për qeverinë OBRM-PDUKM – BDI, që bankat e jashtme nuk kanë synim të kreditojnë një sistem ku shkelen të drejtat e qytetarëve (përgjimet) dhe rregulat zgjedhore, ku funksionarët e lartë janë të përfshirë në forma të rënda të krimit.

LDM-ja konsideron se ky është një sanksion për Maqedoninë dhe pret që të ketë edhe të tjera, ndërkaq propozon formimin e një qeverie ekspertësh, me mandat të stabilizimit të vendit, të zbatimit të reformave dhe krijimit të kushteve për zgjedhje.

Loading...