Ligjet e Marrëveshjes së Përzhinos në Kuvend

Në procedurë kuvendore sot duhet të hyjnë ligjet për Qeverinë, Kodin Zgjedhor, ligjin për “informatorët”, ligjin për mbrojtje të privatësisë dhe vendimin për formim të Komisionit anketues për përgjimin, sipas marrëveshjes nga takimi i fundit i liderëve të premten.

Vendimet ligjore për të cilat u pajtuan liderët e katër partive politike më të mëdha  janë pjesë e aktiviteteve për zbatimin e Marrëveshjes së Përzhinos për tejkalimin e krizës politike.

Për sot në mesditë është caktuar  koordinim i grupeve të deputetëve në të cilën pritet të bisedohet për ligjet e dakorduara.

Pas këtij takimi të koordinuesve të grupeve të deputetëve me kryetarin e Kuvendit do të dihet saktë se kur do të dorëzohen ligjet në Kuvend dhe kur do të mbahen mbledhjet kuvendore. Sipas paralajmërimeve, pritet gjatë ditës ligjet të vendosen në procedurë kuvendore dhe të caktohet mbledhja e seancave kuvendore në të cilat do të votohet për ato.

Sipas të dakorduarës të takimit të premten, ministër i Punëve të Brendshme  duhet të jetë Oliver  Spasovski, i Punës dhe Politikës Sociale Frosina Remenski, derisa për zëvendës  është dakorduar në Soqërinë Informatike dhe Administratë të jetë Aleksandar Kiracovski në Financa, Kire Naumov dhe në Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave Lupço Nikollovski.

Paraprakisht sipas marrëveshjes së Përzhinos, ishte formuar edhe Prokuroria Speciale Publike.

Loading...