Ligji për ndalimin e “bombave” skandaloz si amnistia e Ivanovit

“Kushtetuta e Maqedonisë nuk e precizon këtë problematikë me ligj, por gjithsesi ekzistojnë parime të cilat e mbështesin këtë. Ky vendim është sjellë në mënyrë të përshpejtuar, siç ishte sjellur dhe ligji për abolim  nga ana e Presidentit Ivanov, duke mos patur as mbështetje Kushtetuese dhe as bazë juridike. Shihet qartë se në Republikën e Maqedonisë ka rëndësi më të madhe mbrojtja e interesave individuale sesa mbrojtja e interesave të përgjithshme qytetare”, deklaroi Pollozhani për LAJM

Ligji për ndalimin e publikimt të ashtuquajturave “bomba” opiozitare është skandal i nivelit të njëjtë me atë të abolicionist që bëri presidenti Gjorge Ivanov. Kështu vlerëson ish deputeti dhe juristi, Mersim Pollozhani. “Kushtetuta e Maqedonisë nuk e precizon këtë problematikë me ligj, por gjithsesi ekzistojnë parime të cilat e mbështesin këtë. Ky vendim është sjellë në mënyrë të përshpejtuar, siç ishte sjellë dhe ligji për abolim  nga ana e Presidentit Ivanov, duke mos patur as mbështetje Kushtetuese dhe as bazë juridike. Shihet qartë se në Republikën e Maqedonisë ka rëndësi më të madhe mbrojtja e interesave individuale sesa mbrojtja e interesave të përgjithshme qytetare”, deklaroi Pollozhani për LAJM.

Pëqr ekspertët është kontestuese edhe procedura e përshpejtuar e ndryshimit të ligjit për falje, sepse sipas tyre, kjo nënkupton zbatimin sa më të shpejtë të urdhrave që vinë nga garnitura në pushtet. Margarita Caca Nikollovska, eksperte juridike lidhur me ndryshimin në ligin për falje të cilin e miratoi kuvendi, ka deklaruar për “Alsat” se fakti që propozimi u votua pa debat, pa arsyetime mbi rëndësinë e tij, nuk pasqyron karakterin ligjvënës të këtij institucioni. “Një procedurë e shpejtuar për ndryshime ligjore dëshmon përsëri për selektivitet për të cilën pretenduan edhe faktori ndërkombëtar. Kjo është një gjendje që përsëri len mundësi për spekulime, len mundësi për përzgjedhje selektive. Kjo është një gjendje ku keqpërdoret vetë instituti i faljes dhe nuk mendoj që është diçka që do ta zgjidhë krizën”, deklaroi Margarita Caca Nikollovska, gjyqtare. Caca Nikollovska thotë se ndryshime në këtë ligj ishin të nevojshme, por në rast se presidenti nuk e tërheq vetë faljen, kriza vetëm se do të thellohet. Ndryshimet e fundit mundësuan që presidenti Ivanov në afat prej 30 ditësh nga dita e sjellës së këtij ligji ta anulojë faljen e dhënë. Nëse kjo nuk ndodh, personi për të cilin është sjellë vendimi për falje ka të drejtë që deri te presidenti të dërgojë kërkesë për anulimin e vendimit për faljen e tij kurse presidenti është i detyruar që në afat prej 30 ditësh të zbatojë kërkesën e personit të falur dhe të anulojë faljen e tij. Ligji u miratua me 63 vota për dhe në mungesë të deputetëve të LSDM-së dhe PDSH-së. Nga Kabineti i Presidentit Gjorge Ivanov, të kontaktuar nga Alsat, nuk komentuan ndryshimet në ligjin për falje dhe nuk treguan nëse tashmë është ndërtuar ndonjë strategji veprimi. Gjithsesi, sipas ekspertëve, zbrazëtia në ligj jep mundësi që presidenti të tërheqë vetëm faljen për persona të caktuar.

Loading...