Ejup Berisha
Ejup Berisha

Ejup Berisha

Ku mbeti ligji për gjuhët, më intereson ta di se athua vallë i njëjti akoma është në Sirtarët e të ashtuquajturit President të Republikës të cilit nuk po dua tia përmend aspak jo vetëmse emrin por edhe mbiemrin. Dhe sigurisht se do të pyeteni se pse e bëj këtë gjë.Ju shumica e qytatarëve ndoshta nuk e dini se pse por besoj se shumë mirë e din edhe vetë i ashtuquajturi President i Republikës. Dhe meqë ai din të më injorojë totalisht dhe të shtiret se unë nuk egzistoj fare për të edhe ky pra i ashtuquajtur President më nuk egziston fare edhe për mua.
Pra ka kohë që ai në raport me mua e ka shtypur sustën Delete për mua, dhe me këtë rast edhe unë kamë shtypur të njëjtën sustë Delete për të që në gjuhën shqipe përkthehet fshije. Ta lëmë pra qështjen e të ashtuquajturit President dhe ti kthehemi ligjit për gjuhët. Ajo që më ka interesuar dhe po më intereson tërë kohës shumë lidhur me të është ajo se athua vallë si qëndron puna me tekstin e ligjit në sirtarët e Kuvendit të Republikës i cili identifikohet me figurën e Kryetarit të tanishëm të Kuvendit Talat Xhaferi.
Këtë të fundit kur ta takoj nesër do ta pyes se a është në rregull gjithqka me tekstin e ligjit i cili mua dhe kombit tim në Republikën e Maqedonisë do të na mundësoj përdorim më të gjërë të gjuhës më të ëmbël më të bukur dhe më të shtrenjtë pra të gjuhës shqipe. Faktorin e parë politik që ka mbetur vetëmse formal nuk dua ta pyes fare se ku është teksti dhe a është gjithqka në rregull me të të pasiqë Kuvendi që ja ka dërguar atij për ratifikim për të dytën herë e ka origjinalin e tijë në sirtarët e vetë dhe bëri çfar bëri ky i ashtuquajturi President me të Kuvendi mund që atij tia dërgoj sërish të njëjtin tekst. Ajo që më intereson është fakti se athua vallë i ashtuquajturi President është interesuar dhe përkujdesur që teksti i ligjit në fjalë të mos dëmtohet apo të zhduket. Por sa i përket tekstit të ligjit për gjuhët në Republikën e Maqedonisë nuk më intereson se a janë dëmtuar fletët në të cilat është shkruar ligji, sepse në Republikën e Maqedonisë gjë e vetme që kushton shumë lirë janë fletët e formatit në të cilat shtypen tekstet e ligjeve. Pra të njëjtat mund ti bleshë me çmim shumë të lirë, por unë më së shumti brengosem për përmbajtjen e tekstit të ligjit sepse me të bëhet përparimi i përdorimit të gjuhës timë amëtare pra i gjuhës shqipe.
Por siç e dimë gati të gjithë këtë ligj për shkaqe më banale refuzon ta nënshkruaj i ashtuquajturi President i shtetit me arsyetimin e tij akoma më banal dhe absurd se ligji nuk është në përputhje me Kushtetutën. Me këtë rast i ashtuquajturi President i RM-së mundohet ta mbrojë Kushtetutën e vendit në mënyrë të pakuptimtë dhe atë duke e shkelur këtë akt më të lartë politiko-juridik edhe vetë e i cili vetëm një herë i jep mundësinë apo të drejtën Presidentit të Republikës që të refuzoj ta nëshkruaj dekretin e ligjit.
Dhe nëse Kuvendi për të dytën herë e miraton të njëjtin ligj Presidenti i Republikës është i obliguar që ta nëshkruaj atë.
Këtë pra nuk po e themë unë përmendësh dhe me ndonjë tendencë por këtë e thotë vetë Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë. Pra Presidentin e obligon Kushtetuta që ta ratifikoj aktin me të cilin krijohen kushtet që një ligj të dërgohet në Gazetën Zyrtare, dhe pas kësaj me kalimin e tetë ditëve ligji të mund të hyjë në fuqi. Dhe në vend që i ashtuquajturi President ta zbatojë obligimin e tij Kushtetues ky refuzon që ta bëjë këtë gjë. Me këtë rast Kuvendi edhe pse e ka miratuar ligjin nuk ka në dispozicion mekanizma që ta detyrojë të të ashtuajturin President të Republikës që ti çaset zbatimit të obligimit të tij kushtetues përpos që atij ti bëj thirrje që ta nënshkruaj tekstin e ligjit gjë që e ka bërë disa herë Kuvendi gjatë muajve të fundit por kot. Pse sepse i ashtuquajturi President me një sjellje të pashembullt për një President të një Republike me demokraci Parlamentare me një arrogancë të të pakuptimtë i ka injoruar kërkesat apo dhe rekomandimet e tilla të Kuvendit. Disa herë edhe unë publikisht i kamë bërë ftesë publike.
Të ashtuquajturit President që ta nëshkruaj Dekretin që ligji për përparimin e përdorimit të gjuhës shqipe të mund të hyjë në fuqi por atij as që i ka bërë përshtypje një kërkesë e tillë e imja. Unë si shtetas i Republikës së Maqedonisë ia bëj me dije të ashtuquajturit President se kamë të drejtë qytatare që ta përkujtoj atë se nuk është as në përputhje me normat juridike por as me normat morale dhe njerëzore që Presidenti i Republikës të jetë shkaktar që mos të mund të përparohet përdorimi i gjuhëve të bashkësive të tjera etnike në shtet. Duke e pasur parasyshë faktin se për zgjedhjen e tijë kanë votuar edhe një numër i konsiderueshëm i qytetarëve pjestar të bashkësive të tjera etnike në mesin e tyre edhe shumë shqiptarë pa votat e të cilëve i ashtuquajturi President nuk do të kishte mundur të ulej në kolltukun e Presidentit të Republikës.
Pra padyshim se për të kanë votuar edhe qytetarët shqiptar dhe ky e din shumë mirë këtë fakt Por i njëjti nuk don ta kuptoj një gjë se ata shqiptar që kanë votuar për të nuk e kanë votuar Ivanovin që ky ta pamundësoj, pengoj dhe të më falni në shprehje që Presidenti të luaj majtap me qështjen e Përparimit të të drejtave dhe lirive të tyre qytetare por që i njëjti ti lejojë, mundësoj dhe përparoj sa më shumë ato në praktikë. Pra si duket ftesat dhe kërkesat e Kuvendit dhe të mijat drejtuar të ashtuquajturit President kanë mbetur vetëmse parime morale të cilat Presidentin nuk e obligojnë as moralisht. Ndërsa sa i përket detyrimeve kushtetuese të Presidentit të Republikës për dekretimin e ligjeve në Kushtetutë vetëmse qëndron obligimi për të që i njëjti ta nënshkruaj dekretin me të cilin akt do të mundësohej që ligjet e votuara për të dytën herë nga ana e Kuvendit të mund të hyjnë në fuqi mirëpo aty askund nuk theksohet se në çfar afati Presidenti duhet ta vë nënshkrimin e tijë në fletën ku qëndron vendi për nënshkrin e tij.
Ligji i përparimit të përdorimit të gjuhëve të bashkësive të tjera etnike është viktimë e zbraztirave kushtetuese e juridike në RM.
Pra siç thash më lartë Kushtetuta i parashtron Presidentit të drejtë dhe obligim që ti nënshkruaj aktet e hyrjes në fuqi të ligjeve por në Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë nuk është theksuar se në çfar afati Presidenti i Republikës duhet ta zbatojë këtë obligim kushtetues të tij. Pra në aktin më të lartë politiko-juridik nuk ka dispozitë se athua kur Presidenti është i obliguar ta ve nënshkrimin e tij në tekstin e ligjit të cilin Kuvendi ia ka dërguar atij për nënshkrim. Apo në Kushtetutë mungojnë dispozitat e tipit MENJËHER apo NË AFAT SA MË TË SHKURTËR. Kjo do të thotë se është e pakontestueshme që Kushtetuta e RM-së e obligon Presidentin që ti nënshkruaj dekretet e ligjeve por nuk ka afat të përcaktuar për të se kur ai duhet ta bëjë një gjë të tillë. Kjo është pra dëshmi se në këtë lëmi apo qështje egzistojnë zbrazëtira juridike në Kushtetutë dhe se është e nevojshme që shumë qështje që i përcaktojnë dhe i rregullojnë detyrimet e Presidentit rreth vënies së nënshkrimit të tij në tekstet të ligjeve të saktësohen më tepër dhe më mire. Pra në rastin e ligjit për Përparimin e përdorimit të gjuhëve Presidentin nuk e obligon as Kushtetuta se kur ai duhet që ta nënshkruaj ligjin e as Kuvendi Republikan nuk mund ti bëj ndonjë presion apo ti përcaktojë afat Presidentit se kur duhet ta dekretojë ligjin në fjalë.Pra në këtë rast askush nuk di se cilat janë qëllimet e Presidentit në lidhje me ligjin për gjuhët. Por sipas të gjitha gjasave i ashtuquajturi President aktual Gjorge Ivanov nuk do ta nënshkruaj asnjëher dekretin e ligjit për gjuhët,pra deri kur derisa i njëjti të jetë në Krye të institucionit President Republike.
Dhe këtë sipas gjitha gjasave do ta bëj Presidenti i ri i Republikës që do të duhet të zgjidhet deri në muajin maj të vitit të ardhëshëm, ky pra është afati i rregullt i mbajtjes së zgjedhjeve Presidenciale në RM. Me këtë rast meqë askush nuk mund ta obligoj të ashtuquajturin President që ta zbatojë obligimin e tij kushtetues që ta nënshkruaj dekretin që do ta mundësonte hyrjen në fuqi të ligjit për gjuhët atëher deri në dorëzimin e mandatit të tij Presidentit të ri në Republikën e Maqedonisë nuk do të kemi ligj për Përparimin e përdorimit të gjuhëve të bashkësive të tjera etnike

Loading...