Policia e Korçës ka lënë në fuqi vendimin “Arrest me burg” për Ervin Dukën, të dhënë pakë ditë parë.
Gjykata e Pogradecit kishte vendosur masën e sigurisë, ‘arrest me burg’, por kjo masë ishte kundërshtuar nga Duka, duke e çuar për rishqyrtim në Gjykatën e Korçës.

Duka është arrestuar nga policia pasi akuzohet për armëmbajtje pa leje. Avokati i tij kishte kërkuar një masë më të lehtë sigurie, duke u justifikuar se klienti i tij nuk është në gjendje të mirë shëndetësore.

Avokati ka kërkuar që atij t’i vendoset një pajisje mbikëqyrje elektronike dhe të qëndrojë në shtëpi, por kjo kërkesë është hedhur poshtë nga gjykata e Pogradecit.

Ervin Duka është arrestuar edhe më parë nga anti-terrori pasi ka qenë për një periudhë kohe luftëtar i ISIS ku dhe është plagosur gjatë luftimeve në Siri. Nga plagosja ka mbetur i paralizuar.

Loading...