Likova e Kumanovës sonte e dha BESËN ne krye me Shaban Zendelin

Sonte Lëvizja BESA qëndroi në Komunën e Likovës, ku u formua Këshilli Nismëtar Komunal për këtë komunë. Në këtë ngjarje ishin të pranishëm edhe disa nga anëtarët e kryesisë qendrore të Lëvizjes BESA.

Fillimisht fjalën e mori anëtari i kryesisë qendrore nga Kumanova, Driton Sulejmani i cili tha se: “Çfarë u ofron Besa shqiptarëve të Maqedonisë? Për këtë pyetje të parashtruar aq shpesh nga shumë dashamirë, po i jap përgjigje me një fjalë të vetme: Ne u ofrojmë të kundërtën e asaj të cilën ua kanë ofruar partitë tjera shqiptare deri më sot. Ky është dallimi! Partitë tjera shqiptare kanë bërë shumë premtime, por ne, me ndihmën e Zotit do të bëjmë shumë punë. Prandaj po jua japim BESËN se nuk do t’ju tradhtojmë dhe nuk do t’ju zhgënjejmë. Premtimi jonë i vetëm është MË MIRË TË NA E MARRË ZOTI JETËN SESA FYTYRËN DHE BESËN! Ndërsa kryefjala dhe udhërrëfyesi ynë do të jetë slogani shqiptar: Besa-Besë. Ju Faleminderit dhe qofshi gjithmonë me Besë!”

Më tutje para të pranishmëve anëtari i Trupit Koordinues, Afrim Gashi në fjalën e tij theksoi: “Të nderuar, Likova për ne nuk është periferia e shqiptarisë, por është kështjella e shqiptarisë. Për ne Likova nuk është provincë, por është epiqendër. Likova është muri i kalasë shqiptare në Maqedoni. Prandaj, të dashur banorë të Likovës, nëse je shqiptar në Maqedoni dhe nëse ke një fije ndërgjegje kombëtare, duhet ta dish se pa Likovën nuk ka shqiptari as në Shkup e as në Tetovë. Nuk do të mund të flenë rehat as shqiptarët e Dibrës nëse shqetësohen shqiptarët e Likovës dhe të Kumanovës. Prandaj, prandaj jemi këtu që t’ju themi se ju jeni shqiptarët më të rëndësishëm të Maqedonisë. Për këtë arsye nuk guxon askush më të tallet me ju. Nuk guxon askush të bëjë asgjë që t’ju dëmtojë. Ndërkaq nëse dikush dëshiron ta ndihmojë shqiptarinë e Maqedonisë, këtë duhet ta fillojë në Likovë. Kjo është arsyeja, të nderuar likovas, që Lëvizja BESA i ka hyrë politikës. Për neve nuk ka shqiptarë më të rëndësishëm dhe më pak të rëndësishëm. Për neve janë të rëndësishëm edhe shqiptarët e Velesit njësoj si ata të Manastirit, njësoj si ata të Dibrës, njësoj si ju të Likovës”.

Pas kësaj u bë prezantimi i Këshillit Nismëtar Komunal i Likovës, i përbërë nga të gjitha vendbanimet e Komunës me gjithsej 45 anëtarë, i cili për koordinator kishte zgjedhur një personalitet të rëndësishëm të këtyre zonave siç është Shaban Zendeli. Pas kësaj, koordinatori i posazgjedhur Zendeli deklaroi: “Pse pas shumë viteve, unë përsëri vendosa të jem aktiv në jetën politike? Po pse me Lëvizjen Besa? Sepse me BESË duhet të ndodh ndryshimi. Sepse në udheheqësine e BESA kam gjetur  një grup njerzish te cilët janë te ndershem, janë të sinqert, profesionist të profileve të ndryshme, të cilët gjatë periudhës së kaluar kane dhëne kontribut mjaft te madh për popullin tonë, jo në aspekt politik por ne veprimtari tjera, individ që nuk kanë hipoteka. Po ashtu programi dhe statuti i Lëvizjes BESA sjellë disa risi që nuk i kemi në partite tjera psh ështe partia e vetme që për kryetarin në të gjitha nivelet nga këshilli vendor e deri te kryetari i partisë ka kufizim deri ne dy mandate, kurse në të gjithë partite tjera  liderët politik po bëhen si në kohën e komunizmit një herë kryetar tanë jeten kryetar,  të gjithë thonë partia e Thaçit, apo partia e Ahmetit, këtu është e kundërta, Bilall Kasami është i Levizjes BESA. Kjo  mund te ju tingellon gje e vogel por ne esencë është shumë gjë e madhe, ngase në subjektet politike deri tani kemi parti lideriste pa kurrfare demokracie te brendshme partiake, të cilat sjellin defekte të medhaja me ecje në kohë (mos ti përmendi deri ne çfare derexhe ka ardh ky popull edhe per zgjedhjen e nje kryatar dege) mjerim”.

Në fund të pranishmëve iu drejtua edhe kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami. Me këtë rast ai theksoi se: “Të nderuar qytetarë të Komunës së Likovës, Lëvizja BESA beson se nëse ke individë idealistë, të dijshëm, profesionistë dhe të përgjegjshëm, edhe mundësia për sukses është sigurt. Këta individë, idealistë, profesionistë dhe të përgjegjshëm nesër do të jenë të përzgjedhurit tanë që të menaxhojnë me institucione publike e shtetërore, njashtu si sot që i kemi zgjedhur më të mirët nga radhët tuaja për Këshillin e Komunës së Likovës. Të respektuar të pranishëm, do ta përfundoj fjalën time duke jua rikujtuar se jeta është e gjatë dhe ne përsëri do të shihemi. Ne ndoshta nuk do të bëjmë mrekulli, por ta dini se nuk do të lejojmë kurrë as të skuqemi para popullit që sot na pret me kaq shumë besim. Sepse kjo nënkupton të jesh me BESË”

 

            Likovë, 14.11.2015                                                                Lëvizja BESA

12194829_1660873350865012_9107901891978215287_o

 

12243152_1660873520864995_2404005087900636773_n

12239976_1660873270865020_7915477551329956358_n

 

Loading...