Likova këto ditë nis punimet e ujësjellësit

Me intensitet të lartë po vazhdojnë punimet rreth ndërtimit të ujësjellësit në Komunën e Likovës. Në pjesën qendrore të kësaj komune thuaj se punimet janë kryer, për momentin punimet zhvillohen në fshatrat Mateç, Vishticë e Nikushtak.

“Në proces e sipër janë punimet duke vazhduar nga fshati Mateç, Vishticë, Nikushtak, nga fshati Slluçan, Opajë, ku pas përfundimit të aksit Sllupçan, Opajë do të vazhdohet për fshatrat Vaksincë e Llojan që do të thotë se për të gjitha vendbanimet e Komunës së Likovës, gyp-sjellësi për ujë të pijshëm do të përfundojë”,u shpreh Kryetari i Komunës së Likovës, Erkan Arifi.

Kreu i komunës së Likovës Erkan Arifi, për TVM2 tha se pas përfundimit të të gjitha procedurave administrative, javën e ardhshme do të bëhet edhe hedhja e gurrë themelit të filtër stacionit.

“Javën e ardhshme në konsultime me Bankën Investuese dhe me Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve, do të vendoset gurrë themeli i stacionit filtrues, i cili kap një koste rreth 1.400.000 Euro, të gjitha lejet paraprake janë siguruar, elaboratet kanë përfunduar, fizibiliti studimet, kontrata është nënshkruar nga ana e Bankës Evropiane Investuese, Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve dhe Komunës së Likovës që do të thotë se javën e ardhshme fillojmë me ndërtimin e objektit të Filter Stacionit”,deklaron kryetari i Komunës së Likovës, Erkan Arifi.

Objekti i stacionit filtrues do të ndërtohet në fshatin Likovë. Ndryshe projekti i ujësjellësit për komunën e Likovës njihet si projekti më kapital i kësaj komune Ujësjellësi në komunën e Likovës ndahet në dy krahë , njëri nga Likova deri në Nikushtak dhe krahu tjetër gjithashtu nga Likova e deri në Llojan. (TVM2)

Loading...