Limaj: Liria nuk na është falur

Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, i ka uruar shqiptarët për festat e 28 Nëntorit.

Ky është urimi i Fatmir Limajt:

Të dashur qytetarë,

28 Nëntori është dita e lirisë.

Kjo festë e madhe e jona, dita e flamurit tonë kombëtar na kujton ngjarje të mëdha të historisë së kombit tonë, në këtë ditë nderojmë së pari të rënët për liri, por edhe udhëheqësit, komandantët dhe luftëtarët e të gjitha kohërave që luftuan për lirinë e kombit tonë e deri tek lufta e lavdishme e UÇK-së në Kosovë. Të lirë në mendjet tona, të lirë në fjalët tona, në këtë ditë të kthesave historike, në këtë ditë të shqiptarisë le të mos harrojmë që së bashku me lirinë vjen edhe përgjegjësia, liria nuk na është falur, ajo është paguar me gjakun e djemve më të mirë të këtij vendi.

Prandaj, urime dita e flamurit, dalja në publik e UÇK-së dhe ditëlindja e komandantit legjendar të UÇK-së, Adem JASHARI.

 

Loading...