Kryetari i partisë Nisma për Kosovën, Fatmir Limaj, është posaçërisht i lidhur me Maqedoninë, për shkak se ka qenë bashkëluftëtari më i afërt i Ismet Jasharit-Komandant Kumanovës. Në intervistën ekskluzive për LajmTV, Limaj shprehet i bindur se koalicioni PDK-AAK-NISMA, do të dalë fitues në zgjedhjet e ditës së diel. Limaj premton se nëse ai dhe partia e tij janë pjesë e qeverisë së ardhshme të Kosovës, një nga prioritetet kryesore do të ketë afrimin e Kosovës me Maqedoninë, respektivisht me shqiptarët e Maqedonisë.

Limaj ka folur edhe për reagimet negative të mediumeve dhe politikanëve serbë, të cilët bashkimin parazgjedhor të krahu të luftës në Kosovë e interpretojnë si rrezik për Serbinë.

“I kuptojmë këto reagime, pasi vijnë prej ekipit të Millosheviqit që e kemi mposhtur në luftë. Mezi po pres që pas zgjedhjeve të përballem me këtë ekip dhe ta mposhtim politikisht, ashtu siç e mposhtëm edhe në luftë”, thotë Limaj./LajmTV

Loading...