Një orë para fillimit të protestës së sotme të opozitës kosovare, Lajm ka zhvilluar një intervistë me kryetarin e parisë Nisma për Kosovën, Fatmir Limaj. Ai në asnjë moment tubimin e sotëm nuk e quan protestë, por thotë se bëhet fjalë për manifestim për përkujtimin e figurave të ndritshme kombëtare me rastin e 28 Nëntorit. Ai thotë se manifestimi nuk është kundër PDK-së, ose LDK-së, por vetëm kundër “dy personave” që kanë nënshkruar marrëveshjen me Serbinë dhe Malin e Zi.

“. Nuk ka konflikt brenda shqiptarëve, sepse ne nuk kemi kërkesa partiake por kemi kërkesa nacionale. Nuk ka votues të PDK-së dhe LDK-së që do të pranonin një Republika Srpska në Kosovë. Nuk ka votues të PDK-së dhe LDK-së që do të pranojë me i dhënë territore Malit të Zi. Konflikti i vetëm që shihet është konflikti i popullit me dy njerëz që e udhëheqin Kosovën, të cilët janë të vetmit që i dinë arsyet pse i kanë bë marrëveshjet. Dmth. Sot qytetarët e Kosovës, policia e Kosovës kanë një qëllim edhe pse janë në detyra të ndryshme. Natyrisht policia e Kosovës sot është me uniformë, sepse ka për obligim që t’i mbrojë institucionet shtetërore. Unë jam i sigurt se ata do ta bëjnë detyrën si është më së miri. Ndërsa qytetarët e Kosovës sot do të festojnë 28 Nëntorin dhe do të kryejnë një detyrë qytetare për t’i thënë jo kësaj marrëveshje. Prandaj që të dy grupet janë në mbrojtje të shtetit të Kosovës. Edhe policia edhe qytetari sot është në mbrojtje të Kosovës, në role të ndryshme, por në një qëllim të njëjtë.

Policia e Kosovës ka nisur të kuptojë se prapa urdhrave nuk është thirrja për të mbrojtur Kosovën, por thirrja për të mbrojtur pushtetin e Kosovës që është në duar të dy njerëzve. Më vjen mirë që policia e ka kuptuar këtë gjë, prandaj jam i bindur se ky manifestim sot do të kalojë qetë dhe në mënyrë madhështore për të dërguar porosinë atyre që kanë vesh për të dëgjuar. Ata që nuk kanë vesh për të dëgjuar popullin, dihet si përfundojnë. Unë besoj se ata do ta dëgjojnë mesazhin e qartë nga sheshi Zahir Pajaziti”, deklaroi Limaj për “Lajm”.

Në vazhdim ju sjellim deklaratën integrale të kryetarit të Nisma-s, për “Lajm”.

“Manifestimi i sotëm I opozitës I ka disa objektiva. Natyrisht objektivi I parë është festimi i 28 Nëntorit, si çdo kund në hapësirat shqiptare për të përkujtuar sakrificat e popullit tonë për pavarësi, identitet, kulturë dhe për qenien  e kombit tonë.  Ky nderim shkon për të gjitha ata gra dhe burra që nga Skënderbeu e deri te komandanti legjendar Adem Jashari. Shqiptarët janë me fat që janë i vetmi komb që festojnë festën e Ditës së Flamurit dhe janë me fat që krejt qenien e tyre e kanë të shkrirë në ato dy ngjyra që kanë ruajtur dhe që kanë bashkuar identitetin e tyre. Prandaj 28 Nëntori jo rastësish është një datë që lidh tri figurat qenësore të kombit tonë, duke filluar nga Gjergj Kastrioti, pastaj Ismail Qemajli e deri te komandanti legjendar, Adem Jashari.

Dhe qëllimi jonë është që sot të përkujtojmë këta burra, të kujtojmë sakrificën e qindra e mijëra burrave që kanë dhënë jetën anekënd hapësirë kombëtare për të ruajtur identitetin dhe flamurin kuq e zi. Andaj porosia e dytë aktuale është që me këtë manifestim shqiptarët e Kosovës i tregojnë pushtetit se ato vlera të shenjta të krijuara ndër shekuj, ne nuk do të lejojmë që askush dhe për asgjë të na i prekë. Është një mesazh në mbrojtje të shtetit të Kosovës. Sot me prezencën tonë fizike qytetarët e Kosovës do t’i dërgojnë edhe një mesazh pushtetit politik të Kosovës se ne nuk i pranojmë marrëveshjet që i keni nënshkruar. Ato janë marrëveshje që e pakësojnë pavarësinë e Kosovës dhe që i japin territorin e Kosovës një vendi tjetër dhe si të tilla janë të papranueshme për popullin e Kosovës. E treta, që besoj se është shumë me rëndësi është fryma për të treguar edhe njëherë se në Kosovë nuk ka konflikt siç po tentohet të paraqitet nga pushteti politik. Nuk ka konflikt brenda shqiptarëve, sepse ne nuk kemi kërkesa partiake por kemi kërkesa nacionale. Nuk ka votues të PDK-së dhe LDK-së që do të pranonin një Republika Srpska në Kosovë. Nuk ka votues të PDK-së dhe LDK-së që do të pranojë me i dhënë territore Malit të Zi. Konflikti i vetëm që shihet është konflikti i popullit me dy njerëz që e udhëheqin Kosovën, të cilët janë të vetmit që i dinë arsyet pse i kanë bë marrëveshjet. Dmth, sot qytetarët e Kosovës, policia e Kosovës kanë një qëllim edhe pse janë në detyra të ndryshme. Natyrisht policia e Kosovës sot është me uniformë, sepse ka për obligim që t’i mbrojë institucionet shtetërore. Unë jam i sigurt se ata do ta bëjnë detyrën si është më së miri. Ndërsa qytetarët e Kosovës sot do të festojnë 28 Nëntorin dhe do të kryejnë një detyrë qytetare për t’i thënë jo kësaj marrëveshje. Prandaj që të dy grupet janë në mbrojtje të shtetit të Kosovës. Edhe policia edhe qytetari sot është në mbrojtje të Kosovës, në role të ndryshme, por në një qëllim të njëjtë.

Policia e Kosovës ka nisur të kuptojë se prapa urdhrave nuk është thirrja për të mbrojtur Kosovën, por thirrja për të mbrojtur pushtetin e Kosovës që është në duar të dy njerëzve. Më vjen mirë që policia e ka kuptuar këtë gjë, prandaj jam i bindur se ky manifestim sot do të kalojë qetë dhe në mënyrë madhështore për të dërguar porosinë atyre që kanë vesh për të dëgjuar. Ata që nuk kanë vesh për të dëgjuar popullin, dihet si përfundojnë. Unë besoj se ata do ta dëgjojnë mesazhin e qartë nga sheshi Zahir Pajaziti.

Loading...