Kuriozitete

Lind foshnja “shtatzënë” (FOTO)

150167601339928005_303

Një foshnjë në Indi është lindur “shtatzënë” me binjakun e tij. Rasti i çuditshëm i “fetusit brenda fetusit” është një anomali kongjenitale, në të cilën një fetus i keqformuar dhe parazit rritet brenda trupit të një foshnjeje.Vetëm 7 cm i gjatë dhe me peshë 150 gramë, por me tru dhe gjymtyrë, fetusi gjysmëkrijesë ishte formuar në barkun e vëllait të tij binjak.

Pas lindjes së tij më 20 korrik në spitalin “Bilal” në Thane, pranë Mumbait, kirurgët pediatër në një spital tjetër e operuan më 25 korrik për t’i hequr fetusin e pazhvilluar mirë.

“Si nëna, edhe fëmija janë shkëlqyeshëm. Nëna do të duhet ta ushqejë foshnjën shumë shpejt me gji”, tha gjinekologia Neena Nichlani për “Times of India”.kliko mbi reklam shiko fotot.

Nëna 19-vjeçare nuk e dinte se ishte shtatzënë me binjakë identikë, nga e njëjta vezë (monozigotike), që zakonisht ndajnë të njëjtën placentë dhe njëri fetus merr ushqim nga fetusi tjetër.

150167601339928005_303

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Time limit is exhausted. Please reload CAPTCHA.

To Top