Lind për herë të parë fëmija pa gjini, e sjellë në jetë një burrë (FOTO)

Para 5 vitesh ka lindur fëmijën e parë, por asokohe ishte femër, ndërsa ditët e fundit ka lindur fëmijën e dytë si transgjinor.Fjala është për 30-vjeçarin Kaci Sullivan nga Wisconsin, SHBA, i cili është personi i parë në botë që ka sjellë në jetë fëmijë teksa jeton si mashkull dhe femër.

Sullivan djalin 5-vjeçar, Grayson, e ka nga martesa e mëparshme me ish-bashkëshortin e tij, ndërsa po kaq të shëndetshëm e ka sjellë në jetë edhe fëmijën e dytë, Phoenix, i cili peshonte plot 4 kilogramë.

Partneri i transgjinorit, Steven, e ka mbështetur Kacin në çdo moment, madje të dy së bashku kanë vendosur që fëmijës së sapo ardhur në jetë të mos i vendosin gjini, por ai ta zgjedhë vetë seksualitetin që dëshiron kur të arrijë moshën.

Babai (mamaja), Kaci Sullivan tërhoqi shumë vëmendje kur ishte shtatzënë dhe ishin të shumtë përdoruesit e rrjeteve sociale që e akuzonin për prishjen e konceptit të një familjeje të shëndoshë.

Për “The Independent” Sullivan tha:

Është i papërshkrueshëm momenti kur fëmija im erdhi në jetë dhe i dëgjova të qarën. Është e pabesueshme për mua tani që e kam në dorë këtë mrekulli. Pas 26 javëve dhimbjeje çdo  mëngjes dhe 7 ditëve dhimbje nga lindja, ky ishte moment shumë i bukur dhe final. Ne jemi të lumtur dhe mirënjohës që e shijojmë gjithçka si një familje.”

Loading...