Linda Halimi vazhdon të shfaqet atraktive

Këngëtarja e njohur Linda Halimi ka kohë që nuk ka sjell ndonjë projekt të ri muzikor.

Vitin e kaluar, ajo përfaqësoi Shqipërinë në “Eurovision” me këngën “World”, ku performoi në gjysmëfinalen e parë, dhe më pas nuk arriti të kualifikohet në finale.

Linda numëron shumë ndjekës edhe në rrjetet sociale, në të cilat shpesh ndan me ta imazhe të ndryshme nga jeta e përditshme.

Së fundmi, Halimi ka publikuar disa imazhe provokuese, në të cilat është shfaqur mjaft atraktive dhe në top formë.

E tillë ajo vjen edhe në fotografinë e fundit, ku shfaqet me bluzë dhe fund të zi, ndërsa vë në pah linjat trupore.

Ndryshe, ajo nuk ka bërë ende të ditur nëse ka nisur punën për ndonjë projekt të ri muzikor. /Telegrafi/

Loading...