ShowBiz

Linda Rei ngjitur me muskulozin, kush është pasaniku i ri nga Kosova që po e lan në luks (Foto)

lindja-2

Linda Rei është historia që ka bërë më shumë bujë në media që në momentin që ajo deklaroi se kishte ndryshuar gjini pasi ndihej më shumë femër se sa mashkull.
Është mësuar se djali është i biri i një biznesmeni të njohur nga Kosova, por vetë banon në Zvicër.

Tashmë, pas katër muaj njohjeje, Linda vendos si foto profili në rrjetet sociale një pozë nga shtrati me të dashurin e saj, ku lejon të duket trupi i tij me muskuj. Linda tregon për “Panoramën” se u njoh me të në hotelin e babait të tij në Lugano të Zvicrës, kur ajo ndodhej për pushime me mikeshën e saj.

Ajo ndihet e lumtur, edhe pse lidhja e tyre është në distancë, pasi ai jeton në Zvicër dhe ajo në Itali. Netë romantike, darka speciale dhe udhëtime të bukura janë gjithçka ajo po shijon në historinë me djalin me origjinë nga Kosova. Pasi rrëfeu historinë e saj në ekranet dhe mediat shqiptare, 29-vjeçarja Linda me emrin e lindjes Rei, ka marrë famë të menjëhershme.

Modelja dhe grimierja në Itali u largua nga Shqipëria në vitin 1999 dhe u kthye në 2016-n, për të bërë bujë me rrëfimin e historisë së saj të pazakontë. Pasi ka sfiluar si miss dhe ka prezantuar disa spektakle në Itali, Linda ka rrëfyer se i jep shumë rëndësi ndjenjës në dashuri dhe se në planet e saj është të sjellë në jetë një fëmijë “in vitro”.

li1665

linda222-168x280

linda-rei-768x477

lindja-2

To Top