Lindita Martini po shkëlqen në garën e bukurisë, në Malajzi (FOTO)

Bukuroshja shqiptare Lindita Martini, e cila udhëtoi që më datën 12 dhjetor drejt Malajzise, për të përfaqësuar atjë Shqipërinë në eventin intenacional të bukurisë “MISS TOURISM QUEEN OF THE YEAR INTERNATIONAL 2015 “,duket se po e kryen këtë mision shumë denjësisht.

Mes vajzave që vinë nga 5 kontinente të botës,ajo ka krijuar një ambjent më të ngrohtë se temperaturat e larta në Kuala Lumpur, shkruan menaxheri i saj Shpejtim Zejneli në një postim të dërguar nga Malajzia.

Ajo veçon lidhjen e ngushtë që ka krijuar me bukuroshen kosovare Elda NUSHI nga Gjakova,e cila përfaqëson Belgjikën.

Dal nga dalë ky konkurs ndërkombëtar po i afrohet natës finale që do të mbahet më 31 dhjetor 2015.

Çdo ditë është një eksperiencë e re, por ajo që ka lënë më shumë mbresa te Lindita Martini (Miss Albania)  është vizita në shtëpinë e fëmijës “Ti-Ratana”, nga ku një fëmijë i ka lënë asaj një mesazh shumë të bukur : Ti ke fituar MISS TOURISM QUEEN OF THE YEAR INTERNATIONAL 2015 në zemrat tona, shpresojmë që kjo të bëhet e vërtetë.

Vetë Lindita shprehet se konkurenca është e fortë dhe një garë gjithmonë ka surpriza, por ajo ndjehet e lumtur për mbështetjen e madhe që merr çdo ditë nga shqiptarët, duke shpresuar t’i ketë bërë sa më krenarë.

Lindita Martini ka marrë oferta pune nga agjencitë e modës në Turqi si dhe ka marrë oferta për të përfaqësuar Shqipërinë në shumë evenimente në botë.

 

 

Loading...