Para dy vitesh Arilena Ara rrëmbeu vendin e tretë në festivalin e këngës ‘Kënga Magjike 2016’.

Ishte kënga ‘Nëntori’ me muzikë dhe producent Darko Dimitrov ndërsa tekst nga Lindon Berisha ajo e cila preku zemrat e shumë njerëzve, shkruan lajmi.net

Tek ku projekt muzikor thuhej se ajo ka gjetur veten pasi teksti në thelb flet për babain e saj i cili ka vite që ka ndërruar jetë, kështu edhe u pëlqyr mjaft shumë edhe nga publiku gjithandej madje disa prej tyre thonin në atë se e ka merituar vendin e parë.

Sivjet që ka nisur edicioni i 20-të i ‘Kënga Magjike’, Lindon Berisha e ka rikthyer fuqishëm  këngëtaren Kanita, me një tekst pothuajse të ngjashëm me atë të Arilenës dhe të shkruar nga vetë ai.

Këngëtari, njëherësh tekstshkruesi, Lindon Berisha për  lajmi.net ka folur për ngjashmërinë e të dya këngëve.

”Fryma apo karakteri i kangës mund ta ken 1 dhimbje të ngjajshme po normal që dallojnë në storje apo mesazhet që i bartin si tekste në teresi! 2 këngtarët i kanë kualitetet dhe afinitetet e ndryshme, sidoqoft bëhet fjalë për këngtare me kapacitet të madh që gjithmonë bëjnë diferencë në skenë me kualitetin që e posedojnë!”,

Sa i përket suksesit, ai mendon se më mirë është ta lë në dorën e publikut.

”Unë si autor i teksteve nuk mund të bej ndonjë parashikim po ma tepër ja lë fatit dhe impaktit të publikut, sa më tepër që e gjejnë veten brenda këngës aq më tepër ajo rritet dhe krijon suksesin që askush nuk mund ta percakton apo edhe ta ndalon! Kshtu që fjalën e fundit gjithmonë e ka vlersuesi apo matesi ma i mir, audienca.. Patjetër që ka të bëj edhe me atë që e ndjej prej brenda, gjithmonë përqohet në ndonjë këngë që vet autori lidhet me kengën, kshtu që prej momentit par mka pelqy si kang. Sidoqoft, nuk ka të bëj me ndonjë histori timen personale po thjesht atë perrall ma ka dhën si frymzim kënga kur e kam ndegju”, ka përfunduar Lindoni.

Kujtojmë se Kanita për publikun e gjerë njihet nga pjesëmarrja e saj në ‘X-Factor’, duetin me Leonora Poloskën në ‘Kënga Magjike 2014’ dhe kënga ‘S’jemi ne’ me të cilën do të garojë  në këtë edicion të ‘Kënga Magjike’ mori duartrokitje nga publiku./Lajmi.net/

Loading...