Gjashtë vjet heqje lirie është dënuar Lirim Jakupi nga një panel i Gjykatës Themelore në Gjilan i kryesuar nga gjykatësi i EULEX-it Viktor Pardal, për veprën penale tentim vrasje dhe plagosjes së policëve maqedonas në Tetovë më 2004-në.

Ky panel e ka liruar nga 8 pika të aktakuzës të pandehurin.

Gjykatësi Viktor Pardal duke shpallur aktgjykimin tha se për 8 pikat e aktakuzës, përfshirë këtu rastin e Shkupit, për vrasje dhe posedim armësh nuk janë vërtetuar provat e aktakuzës.

Ish-luftëtari i UÇK-së dhe UÇPMB-së, Lirim Jakupi akuzohej nga EULEX-i për vrasje të rëndë në tentativë për periudhën shtator, dhjetor 2004.

Lirim Jakupi ishte arrestuar në Kosovë në janar të vitit 2014 dhe prej atëherë ka qenë në paraburgim.

Ky ishte një hetim i përbashkët i kryer nga hetuesit e EULEX-it të njësitit të krimit të organizuar së bashku me prokurorët dhe hetuesit nga Republika e Maqedonisë.

Lirim Jakupi ka pasur një dënim prej gjashtë vitesh të cilin e ka përfunduar kurse është dënuar në mungesë nga ana e Gjykatës Supreme të Serbisë

Loading...