Lirimi i Saimir Tahirit, reagon ambasada e SHBA: Presion për vendimin

Gjykata e Apelit e Krimeve të Rënda ka vendosur mesditën e sotme që të lirojë Saimir Tahirin.

Prokuroria kërkonte ‘arrest me burg’ për Tahirin, por gjykata ka vendosur që ai të jetë i lirë, duke shuar edhe masën e sigurisë të dhënë më parë nga Gjykata e Shkallës së Parë e Krimeve të Rënda.

Pas këtij vendimi ka reaguar edhe Ambasada e SHBA në Tiranë.

Për FaxNews, ambasada e SHBA është shprehur se kishte ‘presion per çeshtjen Tahiri’.

‘I qëndrojmë deklaratave tona. Vendimi i Gjykatës së Apelit duhet të bazohej në prova dhe jo në presione.

Ka patur presion për çështjen Tahiri’-shprehet ambasada amerikane.

Ambasada eshte shprehur se i qëndron deklaratave të dhëna një ditë më parë nga ambasadori Donald Lu.

Donald Lu tha se:

Kemi dëgjuar disa raportime nga burime të pavarura për presione serioze në këtë çështje, përfshirë edhe rryshfete që u janë ofruar gjykatësve.

Ne i bëjmë thirrje shoqërisë civile dhe medias që ta vëzhgojnë këtë çështje me vëmendje, në mënyrë që vendimi të bazohet mbi provat dhe ligjin dhe jo mbi presione, kërcënime apo para. Askush nuk është mbi ligjin.

Loading...