Lista me 200 serbë të dyshuar për krime lufte i jepet Prokurorisë Speciale

59 kallëzime penale për krimet e bëra në qytetin e Gjakovës, i janë dorëzuar Prokurorisë Speciale. Mbi 200 të akuzuar serbë e bashkëpunëtorë të tyre, janë shkruar në këto kallëzime penale, të cilat u hartuan nga Shoqëria Civile në qytetin e Gjakovës, raporton KTV.

Paditë janë bazuar në dëshmitë e familjarëve dhe dëshmitarëve që kanë parë vrasjet, dhunime dhe djegiet e bëra në territorin e Gjakovës.

Shkëndije Hoda ka qenë dëshmitare, kur serbët ia arrestuan vëllezërit e saj Hasan e Hysen Hoda, ditën e 5 majit të 1999-s, në afërsi të Kuvendi Komunal.

Ajo sot thotë të jetë e lumtur që arriti ta dorëzonte në Prokurorinë Speciale padinë me emrat e kryerësve të krimit, pasi vëllanë e saj Hasanin, e vranë.

Grupi i Shoqërisë Civile të Gjakovës deri më tash, ka dorëzuar 4 raunde me kallëzime penale, ndërsa ka paralajmëruar se do të vazhdojë me mbledhjen e dëshmive edhe për rastet e tjera.

Loading...