Deri më tani 2179 qytetarë kanë kryer kontrollin. Vetëm në katër qytete po vërehet interesim më i madh. Listën e kryeson Manastiri.

Në këtë qytet janë regjistruar 337 qytetarë që kanë këqyrur të dhënat e tyre. Pas manastirit vijon Strumica me 200 qytetarë, Radovishi 140 dhe Prilepi 129. Interesim i ulët vërehet në qytetet tjera të vendit përfshi këtu edhe kryeqytetin.

Ndërkohë nëpërmjet aplikacionit online www.dijaspora.sec.mk janë paraqitur 990 qytetarë që dëshirojnë të votojnë në përfaqësitë diplomatike dhe konsulare. Prej tyre 965 paraqitje janë pranuar, 23 janë refuzuar, ndërkaq të tjerat janë duke u përpunuar.

Numri më i madh i paraqitjeve për të votuar janë dorëzuar në Bern -83, vijon Londra me 77, Toronto -60, Lubjanë – 62, Vjenë – 57, dhe Kanbera 42.

Kontrolli I të dhënave do të zgjasë dei më 23 gusht. Nga Asociacioni Qytetar ‘MOST’ ftojnë qytetarët që të kontrollojnë të dhënat personalisht ose nëpërmjet faqes së internetit të KSHZ-së.

Sikurse në të gjitha proceset zgjedhore edhe për referendum, most ka vënë në dispozicion linjen falas të telefonit 080 080 080, ku qytetarët do të mund të paraqesin parregullsitë eventuale.

Loading...