Liverpool-Manchester City / Klopp, ai që i “vjen hakut” Guardiolës

Ai është trajneri i vetëm, i cili e ka mundur Guardiolën në Premier League, i vetmi që ka një bilanc pozitiv të fitoreve ndaj trajnerit katalanas. Të dy do të përballen sonte në çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Trajneri gjerman e di më mirë se kushdo se si të fitojë kundër Guardiolës, edhe pse diferenca në kampionatin anglez është 18 pikë. Në 12 ndeshje mes tyre (37 gola në total), Klopp ka gjashtë fitore, një barazim dhe pesë humbje.

Rezultati 4-3 në “Anfield”, janarin e kaluar, është prova më e fundit e përballjes mes dy skuadrave. “Ishte një lojë, ku e kemi humbur kontrollin për 10 minuta”, – kujton De Bruyne, para se të fliste për mungesën e David Silva në atë ndeshje.

De Bruyne, lider i asisteve në Premier League, do të ketë përpara konkurrentin tjetër të madh “MVP” të ligës angleze, Mohamed Salah. Egjiptiani marshon drejt trofeut “Pichichi” me 29 gola, pas shënimit të 12 golave ​​në 10 ndeshjet e fundit të kampionatit. Kjo është, deri më sot, humbja e vetme e “qytetarëve” në Premier League, gjatë këtij sezoni.

“Do të jetë një ndeshje e shkëlqyer kundër një prej ekipeve më të mira në Europë, ose më të mirit në këtë moment, – pranoi Klopp dhe më pas u zhyt në diferencat e tij me Guardiolën: – Nuk ka shumë, vetëm se ai gjithmonë ka pasur ekipe më të mira. Dallimi mes këtyre dy ekipeve nuk ka qenë aq i vogël më parë, sa tani”.

Nga ana tjetër, trajneri katalanas i Manchester City, ka bërë prognozën e tij: “Ata i penalizojnë shumë gabimet e tyre, por janë të shpejtë dhe të drejtpërdrejtë. Stili ynë është i përkryer për ta, unë e di. Klopp është një mjeshtër në nënshkrimin e lojtarëve, me stilin që i duhet”.

Loading...