Lloga promovohet te Pobeda: Më kanë pritur shumë mirë

Futbollisti nga Struga, Altin Lloga është prezantuar te Pobeda e Prilepit, pas kalimit nga Struga Trim Lum. Promovimi i tij ishte shtyrë për sot, pas ndryshimeve që ndodhën në kryesinë e klubit.

Në një prononcim për Lajm, mesfushori me përvojë tha se ishte befasuar nga pritja vendase.

“Të them të vërtetën jam befasuar për pritjen që ma kanë bërë. Të gjithë sillen mirë dhe korrekt. Jam i kënaqur. Tash shpresoj të vazhdoj me formën dhe të ngjitemi më lartë në tabelën e klasifikimit”, tha Lloga.

Lloga ka nënshkruar kontratë gjashtëmujore, me mundësi vazhdimi.

Pobeda po vijon përgatitjet në Prilep dhe në kuadrin e përgatitjeve dimërore luajti edhe dy miqësore me Shkëndijën (humbi 2-0) dhe Renovën (humbën 1-0). Në këtë të fundit në pjesën  e dytë u paraqit Lloga, duke treguar një lojë shumë të mirë. /lajm

Loading...