Lloga rikthehet në folenë e vjetër, te Struga Trim Lum

FC Struga Trim Lum ka promovuar Altin Llogën si pëerforcim i ri i tyre. Mesfushori strugan pas gjashtë muajve të kaluare te Pobeda është kthyer në folenë e vjetër, me të cilët ka nënshkruar kontratë një vjecare, me mundësi vazhdimi, nëse ekziston pëlqim nga të dyja palët.

Lloga sezonin e shkuar për Pobedën zhvilloi 18 ndeshje dhe realizoi dy gola.

Gjatë karrierës së tij, Lloga ka luajtur për Gostivarin dhe Vëllazërimin, ndërsa ishte pjesë edhe e Kamzës, Elbasanit dhe Lacit.

Loading...