Llorente drejt Real Madrid

Llorente

Me blerjet e fundit të klubit të Juventusit, Fernando Llorente duket se nuk do të ketë vendin e duhur te kjo skuadër. Zaza, Mandzukic dhe Dybala janë shkaku që Llorente pritet të largohet nga Zonja e Vjetër.

Por pavarësisht kësaj atë po e kërkon Real Madrid.

Trajneri i ri, Rafa Benitez ka shprehur dëshirën për ta transferuar sulmuesin, dhe gjasat janë të mëdha që ai sezonin e ri të luajë në Satiago Bernabeu, transmeton Klan Kosova.

Mediat italiane raportojnë që marrëveshja pritet të ndodhë javën e ardhshme, ndërsa bisedimet ende janë duke vazhduar.

Loading...