Pasi La Liga lajmëroi se ndeshje zyrtare të kampionatit do të luhen në Shtetet e Bashkuara, kryetari i Shoqatës së Futbollistëve Spanjollë, David Aganzo, ka dalë përpara mediave.

Kjo vjen pasi kapitenët e klubeve ishin takuar për të diskutuar marrëveshjen.

“Nuk mund ta lejojmë këtë vendim të njëanshëm,” shprehet Aganzo.

“La Liga ka treguar mungesë respekti duke mos përfshirë lojtarët që ndikohen ë mënyrë direkte nga ky vendim.

“Nuk do të mundohemi të marrim masa ekstreme, por do të bëjmë çmos për të ndryshuar vendimin. Nuk është hera e parë që La Liga bën veprime të tilla.

“Kush mendon për tifozët? Ka ardhur koha të themi mjaft,” vijon Aganzo.

Loading...