Mbrojtësi serb Marko Gobeljiç ishte ngarkuar me një detyrë speciale në ndeshjen midis Liverpulit dhe Crvena Zvezdës. Ai duhet që të ndalonte në duelet një kundër një lojtarin me origjinë shqitpare, Xherdan Shaqiri me të cili pati dhe disa ngacmime verbale.

Ndërsa lojtari serb tashmë ka shprehur bindjen se Shaqiri nuk do të udhëtojë në Serbi pasi e di shumë mirë atmosferën që e pret.

“Jam munduar të luaj futboll dhe sa më pak të komunikoj me të. Është futbollist cilësor, shumë i shpejtë dhe i vështirë për ta ruajtur. Unë në çdo duel hyj burrërisht në top dhe kështu ishte edhe me Shaqirin. Pas një starti të tillë, ai më fyeu në gjuhën serbe, madje më kërcënoi duke ma drejtuar gishtin. Ia kam kthyer në të njëjtën mënyrë, sepse askujt nuk i mbetem borxh. Pas atij momenti nuk ka guxuar të vijë nga ana ime dhe vazhdimisht largohej në drejtim të mesit të fushës. Nuk e kam humbur asnjë duel me të. Dyshoj shumë se ai do të jetë në Beograd pas dy javësh. Gjithçka varet nga trajneri i tij Jurgen Klopp. Personalisht do të doja që Shaqiri të vijë në Beograd dhe të shijojë atmosferën në ‘Marakana’, por nuk besoj se do të jetë këtu” – ka thënë Gobeljiç.

Loading...