Sport

Londra e gatshme për t’i dhënë lamtumirën Boltit

bolt

Atletika sonte do të shënoj fundin e një epoke, kur Husein Bolt për herë të fundit do të dalë për të vrapuar në stafetën 4×100 m për Jamajkën në botërorin e Londrës. Ai shpreson se do të kaloj tartanin me titullin e 20, të cilin nuk arriti ta bëj para një javësh, kur doli I treti në 100 m, pas amerikanëve Getlin dhe Kolmen. Tifozët në “London stadium” sipas të gjitha gjasave do të kenë edhe dy mundësi të shohin rekordmenin 30-vjecar në 100 dhe 200 m, pasi Bolt planifikon të marrë pjesë në vrapimet kualifikuese të stafetës. Garën e fundit sonte e ka edhe idhulli I publikut vendës Mo Fara në garën e 5.000 metrave. Ai mbrojti titullin në 10.000 metrave. Ndryshe, sot është dita e parafundit në kampionatin botëror./lajm

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Time limit is exhausted. Please reload CAPTCHA.

To Top