Julen Lopetegui nënvizon se humbja ndaj Atletico Madrid në Superkupën e Europës nuk do të thotë se Real Madridi do të vendosë të nënshkruajë me lojtarë të rinj. Ish-trajneri i Spanjës e nisi keq aventurën e tij në stolin e “Los Blancos”, teksa u mposht 4-2 në Talin, të mërkurën, falë dy golave të Diego Kosta (brenda 90 minutave) dhe “rrjetave” të Saul Niguez e Koke, në kohën shtesë.

Fituesit në fuqi të Ligës së Kampionëve duket se kanë humbur shumë nga ikjua e Cristiano Ronaldos në Seria A, te Juventusi, si dhe nga Luka Modric, gjithashtu i lidhur për një lëvizje në Itali, tek Interi.

Edhe pse tradicionalisht në mesin e shpenzuesve më të mëdhenj të Europës, Real Madridi ka pasur një merkato të qetë kësaj vere, pavarësisht se ka qenë i lidhur me yje, përfshirë Eden Hazard, Mauro Icardi dhe Robert Lewandowski.

Asnjë zëvendësues  Ronaldos nuk duket në “Santiago Bernabeu” dhe Lopetegui tregoi se nuk do të ketë panik të blihen lojtarë të rinj, pas humbjes me Atletico Madrid në kryeqytetin e Estonisë.
“Ajo që u përvijua nga politika sportive e klubit nuk ndryshon nga kjo finale, – tha Lopetegui për “Movistar”. – Tani fillon La Liga, e cila është një garë shumë e rëndësishme për mua. Atje duhet ta fillojmë mirë.

Ne ishim duke luajtur mirë në kohë shtesë, ishim duke dominuar, kombinuar, luajtur së bashku, me ndjenja të mira, por pas rezultatit 3-2, loja ka ndryshuar. Këtu u shfaqën probleme dhe ne kemi kërkuar zgjidhje me vendime të rrezikshme.

Në finale, diferenca shënohet nga gabimet që mund të shfrytëzohen dhe Atletico Madridi u treguar ekspert në këtë drejtim. Ata na kanë mundur dhe duhet t’i përgëzojmë, sepse kanë fituar me meritë”.

Loading...