Lopetegui i mërzitur pas humbjes nga Atletico Madrid: Reali duhet të përmirësohet

Trajneri i Real Madridit, Julen Lopetegui, ka theksuar se skuadra e tij duhet të përmirësohet në të gjitha repartet, pas humbjes në ndeshjen e parë të sezonit me rezultat 4-2. Ata u përballen me Atletico Madridin për Superkupën e Evropës.

“Nuk jemi të lumtur dhe pjesa më e keqe është se i morëm katër gola, dhe kjo nuk është normale”, ka thënë ai.
“Kjo duhet të përmirësohet. Duhet të përmirësohemi në të gjitha repartet. Nuk na pëlqen kur bëjmë gabime dhe duhet t’i përmirësojmë të gjitha, jo vetëm në gabime individuale”.

 

“Ndjehem i zemëruar dhe i mërzitur. Por, përgjegjësia që kemi na detyron të ngrihemi dhe të provojmë të përmirësohemi”.

Loading...