Jorge Lorenzo e ka fituar titullin e tretë të kampionit të botës në MotoGP, pasi triumfoi në garën e fundit sezonale në Valencia të dielën, ndërsa Valentino Rossi dështoi të bënte mjaftueshëm për ta fituar titullin, shkruan Zëri.

Italiani u desh të kënaqej me pozitën e katërt në këtë garë. Rossi e nisi i fundit këtë garë pas penalizimit që e kishte marrë për shkak se e kishte goditur Marc Marquezin në garën paraprake.

Lorenzo e nisi garën me shtatë pikë më shumë se Rossi, por veterani italian nuk ia doli të triumfonte. Atij i nevojitej së paku pozita e dytë, por përfundoi i katërti, shkruan Zëri.

Lorenzo e mbylli sezonin me 330 pikë, pesë më shumë se Rossi, i cili po mundohej ta fitonte titullin e tetë botëror dhe të parin nga viti 2009.

Lorenzo e fitoi titullin e tretë, pas atyre në vitet 2010 e 2012. 28 vjeçari spanjoll e nisi garën nga ‘pole-position’ dhe qëndroi aty nga fillimi deri në fund.

Loading...