Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar shifrat zyrtare sa i përket aplikimeve për Lotarinë Amerikane në periudhën 2012-2014.

Sipas shifrave, Shqipëria është vendi i parë në Europë për numrin e aplikuesve. Në vitin 2012, për Lotarinë Amerikane kishin aplikuar 122,567 shqiptarë, në vitin 2013 171,362, ndërsa në vitin 2014 198,625 shqiptarë.

Pas nesh vjen Algjeria me 163,091 aplikime në vitin 2014. Madje Shqipëria le pas edhe vende që janë në luftë si Siria dhe Afganistani.

DASH nuk ka ende shifra zyrtare për aplikimet e vitit 2015, megjithëse flitet se kanë aplikuar rreth 200 mijë shqiptarë.

Loading...