ElvanaKënga “Love me” e këngëtares Elvana Gjata pa dyshim është njëra ndër prurjet më të mira muzikore gjatë kësaj vere.

Por kjo këngë e cila është një nga hitet e momentit në skenën shqiptare, ka kaluar kufijt duke u pëlqyer edhe në shtetet tjera jo shqipfolëse, transmeton Telegrafi.

Elvana1Ditë më parë u bë e ditur se kënga e re e këngëtares shqiptare është bërë pjesë e top-listave në shtetin francez.

Ajo për pak ditë ka arritur të renditet ndër vendet e para dhe tani ndodhet në vendin e dytë në top-listën e këngëve më të kërkuara nëpërmjet “Shazamit” në Monaco, duke lënë pas shumë hite ndërkombëtare. /Telegrafi/

Loading...