LR-PDSH: Premtimet e Xheladinit për Kërçovën janë joreale

LR-PDSH reagon ndaj intervistës së parë dhe të fundit të ish zëvendësministrit të financave, Adrian Xheladini, posaçërisht ndaj premtimeve që i dha për Kërçovën.

“Në emisionin “10 minuta” në TV21, zëvendës-ministrin i financave nga radhët e BDI-së, Adrian Xheladini, i shkarkuar javën e kaluar, bëri një premtim që habiti opinionin e gjerë në Maqedoni.

Nga premtimet e shumta, që për ne janë joreale dhe të parealizueshme, duke pasur parasysh rrethanat dhe trendet e gjendjes ekonomike të shtetit, i lartë përmenduri me pompozitet premton se përveç rritjes së buxhetit të Spitalit Klinik në Tetovë !!!, do të rritet edhe buxheti i Shtëpisë së Shëndetit në Kërçovë, që të shndërrohet në Spital Klinik !?!

Duke pasur  parasysh gjendjen kaotike organizative dhe financiare të Spitalit Klinik në Tetovë është absurde të ndërmerret një hap i tillë sepse duke parë të kaluarën e veprimit politik të këtij subjekti në përgjithësi dhe “anemia” organizative në shëndetësi, ky projekt do të mbetet në letër dhe do jetë i dënuar me dështim total duke bërë harxhime materiale pa kthim”, thuhet në reagimin e LR-PDSH-së.

Kjo parti fton partinë në pushtet që të frenojë këto keqpërdorime dhe premtime boshe, si ai për Universitetin Shqiptar në Shkup, e krejt kjo për të fituar ndonjë poen të pamerituar politik dhe tentimet konstante për de-fokusim të vëmendjes nga devijimet e shumta nga paaftësia e titullarëve të paaftë të partisë shqiptare në qeveri.

 

Loading...