LR-PDSH: Raporti i Brukselit zbuloi rrenat e BDI-së për eurointegrimet

Lëvizja për Reforma – PDSH vlerëson lartë angazhimin e BE-së dhe zyrtarëve të saj për t’i inkurajuar qytetarët e Maqedonisë që nëpërmjet rekomandimit të kushtëzuar të vazhdojnë përpjekjet për integrimin e vendit në BE, duke ua bërë me dije liderëve dhe qeverisë së Maqedonisë se qytetarët janë shkaku që Maqedonia nuk e humbi rekomandimin.

LR PDSH konstaton se ky raport është raporti më negativ që BE-ja i ka dhënë Maqedonisë deri më tani, ku sipas të cilit nënkuptohet se Qeveria e Maqedonisë, e përbërë nga koalicioni VMRO-DPME dhe BDI, janë penguesit më të mëdhenj të Maqedonisë për t’u anëtarësuar në BE, duke mos ofruar zgjidhje adekuate dhe të pranueshme për kontestin e emrit me Greqinë, si dhe mos realizimin e plotë të Maarrëveshjes së Ohrit.

“Raporti i BE-së argumenton edhe njëherë se procesi integrues i vendit vjen si pasojë mos funksionimit të institucioneve, partizimit të skajshëm dhe shkeljeve të rënda që iu është bërë ligjeve dhe kushtetutës së vendit, duke shpesh herë duke shkelur edhe të drejtat elementare njerëzore.

Mos zbatimii i Marrëveshjes së Përzhinos, përgjimet e një numri të madh të qytetarëve dhe partive politike, ndërhyrjen e rëndë në pavarësinë e gjyqësorit, lirinë e mediave, administratën e partizuar, korrupcionin, e deri tek ajo më kryesorja, siç është rishikimi i zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit, që ndërlidhet më moszbatimin e saj, flet qartë për paaftësinë e kësaj Qeverie për ta integruar vendin në BE.

Ngjarjet e fundit, sidomos ato me përgjimin e zyrtarëve shtetërorë të VMRO-BDI, involvimi i zyrtarëve në afera korruptive, presioni ndaj mediave, mos interesimi i tyre për përmirësimin e marrëdhënieve ndëretnike, si dhe mungesa e mirëbesimit ndëretnik, flet qartë se VMRO dhe BDI, në agjendën e tyre të veprimit politik aspak nuk e kanë patur prioritet integrimin e Maqedonisë në BE,  i cili njëherit është dhe duhet të jetë prioritet i çdo partie dhe Qeverie, duke reflektuar vullnetin dhe orientimin e qytetarëve të Maqedonisë, që fuqishëm  përkrahin strukturat euro-integruese”, thuhet në komunikatën e LR-PDSH-së. .

LR PDSH u bën thirrje qytetarëve, në veçanti votuesve shqiptarë, që nëpërmjet këtyre vërejtjeve  serioze të BE-së, ta analizojnë dhe gjykojnë edhe misionin e BDI në Qeveri, në  raport me Eurointegrimet, si dhe premtimin parazgjedhor se do ta integrojnë vendin në BE dhe NATO.

“LR PDSH pajtohet plotësisht me konstatimin e BE-së marrëdhenieve ndëretnike akoma janë të brishta, prandaj fuqishëm përkrah kërkesën dhe idenë për një Marrëveshje të re politike, mes shqiptarëve dhe maqedonasve, e cila  përfundimisht do t’i zgjidhte të gjitha çështjet e hapura, marrëveshje kjo që  do të ishte një mekanizëm për ndërtimin e mirëbesimit, dhe paqjes së qëndrueshme dhe të përhershme”, theksohet në kumtesë.

Loading...